Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

514 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Gagliardini, rinovimi behet te henen: ja dy motivet pas ketij vendimi te Interit

Gazzetta – Gagliardini, rinovimi behet te henen: ja dy motivet pas ketij vendimi te Interit
Inter Club Staff

Kohe merkatoje por edhe rinovimesh ne shtepine Inter. 

Qershori i 2018 do te mbahet mend gjate nga tifozet zikalter si nje nga muajt me aktiv ne historine e Interit ku u bene me dhjetra operacione ne hyrje dhe dalje.

Nderkohe qe shiteshin lojtaret e rinj dhe ata jashte projektit per te bere kase per plusvalencat, Ausilio punonte njekohesisht edhe me blerjes duke bere pese te tilla ne total.

Por jo vetem blerje apo shitje, sic e tham edhe me lart, ne shtepine zikalter po punohet edhe per rinovimet.

Pas atij te Matias Vecino, duket se eshte radha e Roberto Gagliardinit.

Klubi zikalter ka nisur diskutimet e rinovimit te kontrates me lojtarin dhe agjentin e tij te cilet ishin te dy dje ne seline e Interit.

Kete gje e ka konfirmuar Gazzetta dello Sport q shkruan:

“Marreveshja aktuale skadon ne 2021, por po punohet qe te zgjatet me nje sezon tjeter dhe te henen pritet te vije firma.”

“Ne muajin e kaluar ka ndodhur kjo gje me Vecino, Bastoni dhe Dalbert dhe me shume mundesi ka dy motive te rendesishme nga ana e Interit pas ketij rinovimi: motivi i pare eshte se ky rinovim do i sherbeje Interit per te zgjatur planin e amortizimeve ne vitet e kaluara dhe per te ulur peshen e tij ne bilanc por motivi i dyte ka te beje me anen sportive. Interi beson shume tek djaloshi dhe deshiron ti tregoje se eshte ne qender te projektit zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.