Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

123 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta gjen problemin e madh te Interit? “Shikoni cfare ka bere Conte ne 7 here ne 9 ndeshjet e fundit…”

Gazzetta gjen problemin e madh te Interit? “Shikoni cfare ka bere Conte ne 7 here ne 9 ndeshjet e fundit…”
Inter Club Staff

Shume pak e kane pritur qe Interi te kishte gjithe keto probleme te medha ne mbrojtje kete sezon.

Kjo edhe sepse ky ka qene reparti me i mire i kampionatit te vitit te kaluar: me pak fjale, Interi vjet ka pasur mbrojtjen me te mire ne Itali.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport eshte perqendruar pikerisht tek ky aspekt: “Dy vite me pare, ne nje video te prezantuar nga rrjetet sociale te Interit, zikalterit shpjeguan qarte se cfare do te thoshte blerja e Stefan De Vrij.”

“Mbrojtesi hollandez, shpejt ne fushen e lojes, tregoi se cfare ishte: pikerisht si ne video, nje mur i vertete. Apo jo?”

“Ideja ishte e Luciano Spallettit, pikerisht qe te ngrihej nje mur i vertete ne mbrojtjen e Interit, duke futur ne mesin e saj nje gjigand si hollandezi bashke me Milan Skriniar.”

“Ardhja e Antonio Contes tek Interi, i ndryshoi pak planet. Skriniar per shume mbetet nje nder me te miret, por ne nje mbrojtje me 4 ama, sepse te ajo me tre ai ka treguar shume limite.”

“Por i njejti Conte duket se e ka kuptuar edhe vete kete gje. Tekniku, qe nuk heq kurre dore nga mbrojtja me tre, vazhdon qe te miksoje kartat sa here ka ndeshje.”

“Ne Appiano Gentile keshtu jane rikthyer tabelat e medha “vazhdojne punimet” ne repartin prapa: kjo gje tregohet edhe nga ndryshimet e speshta te Contes ne mbrojtje.”

“Ja cfare ka bere Conte ne nente ndeshjet e fundit: per plote shtate here, ai ka ndryshuar repartin e mbrojtjes, duke ulur ne pankine lojtare e duke i hedhur me pas nga minuta e pare.”

“Mbase ka pasur dore edhe Covid, turnover, demtimet, por kjo eshte e verteta: Inter ne nente ndeshjet e fundit ka hedhur shtate “mbrojtje” te ndryshme ne fushen e lojes: a mund te gjendet keshtu mbrojtja solide? E veshtire.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.