Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,053 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Gjithcka per aksionerin e ri qe sjell Thohir. Ne karrieren e tij edhe nje deshtim…

Gazzetta – Gjithcka per aksionerin e ri qe sjell Thohir. Ne karrieren e tij edhe nje deshtim…
Xhorxh Gellci

Erick Thohir nuk do te jete i vetem. Ne ate qe mund te jete eksperienca e tij e gjate italiane, manjati indonezian do te shoqerohet nga Rosan Perkasa Roeslani, i cili eshte shume i lidhur ngushte me Thohir prej kohesh. Por kush eshte Roeslani? Gazzetta dello Sport na ndihmon ti bejme nje identikit.

Shoke ne te gjitha drejtimet. Edhe Roeslani, ashtu si Thohir ka lene Indonezine per te ndjekur diplomimin ne administrim biznesi ne Oklahoma State Univerisity. Ka filluar biznesin me Thohir ne fushen e mediave, dhe eshte bere aksioner dhe keshilltar i grupit Mahaka.

Suksesi i tij: Recapital Advisors eshte burimi i tij kryesor i te ardhurave, te cilen e ka krijuar vetem 29 vjec me dy miq te tij, pak para se te fillonte kriza me e madhe financiare e Indonezise, e cila shtrihet ne biznesin e imobiliareve dhe sigurimeve, duke kaluar nga banka dhe infrastruktura dhe duke perfunduar tek hotelet dhe uji. Roeslan eshte nje pike referimi ne ristrukturimet dhe blerjet shoqerore. Karboni ka qene sektori ku Roeslani ka ndertuar perandorine e tij, ku ne 2010, Recapital Advisors ka marre 1,5 miliard dollare nga nje shitje, por qe ka krijuar edhe problemet me te medha per te, duke regjistruar disa llogari me minus, dhe duke krijuar probleme ne lidershipin mes britanikeve dhe indonezianeve. Roeslani, ka hequr dore menjehere nga 10% i tij, por i jane atribuar disa parregullsi financiare, sepse nga menaxhimi i tij kane dale 201 milion dollare me burime jo te qarta. Mbi keto investime po behen akoma verifikime.

Jam nje peng per 6 muajt e ardhshme” – ka thene Roeslani ne Jakarta Post duke ju referuar gjykimit qe po vazhdon. “Jam i shqetesuar se mund te kem zgjedhur partnerin e gabuar.” Ndoshta do te shkoje me mire me nje mik te vjeter si Thohir, uron Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.