Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

698 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta habit: “Inter, ky eshte plani anti-Leao qe ka menduar Inzaghi. Ai po mendon te hedhe…”

Gazzetta habit: “Inter, ky eshte plani anti-Leao qe ka menduar Inzaghi. Ai po mendon te hedhe…”
Inter Club Staff

Simone Inzaghi eshte gati qe te pergatise ndeshjen ndaj Milanit qe do te luhet kete te shtune ne San Siro.

Tashme tekniku zikalter eshte i sheruar nga virusi dhe sot do te paraqitet rregullisht ne Appiano Gentile per stervitjen.

Nderkohe, sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport qe ka habitur jo pak, ai ka menduar nje plan te mirefillte anti-Leao.

“Inzaghi ka percaktuar ate si rrezikun numer nje te Milanit. Ai mendon se nese bllokohet Leao eshte bere nje pjese e mire e punes.”

“Keshtu, Inzaghi po shikon mundesite se si Leao mund te bllokohet ende pa u nisur dhe mbase ideja eshte qe te vendoset nje lojtar fiks per te.”

“Nderkohe, nga ana tjeter Pioli deshiron qe te ndale me te gjitha menyrat ish nxenesin e tij Calhanoglu.”

“Keshtu, pikerisht per faktin Leao, Inzaghi nuk ka vendosur ende nese do i vendose nga pas Denzel Dumfries apo Matteo Darmian.”

“I pari garanton shpejtesi, por edhe goxha hapsira prapa. I dyti nderkohe garanton me shume siguri prapa por me pak shtyse perpara. Por ne cdo rast, ata nuk do te jene vetem. Do te ndihmoje ehde Skriniar ose Barella.”

“Skriniar eshte nje nga mbrojtesat me te shpejte ne Serie A dhe vetem ai ndoshta mund t’ja dale ne shpejtesi ndonjehere edhe pse portugezi eshte shume i shpejte per kedo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.