Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

288 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Handanovic kapiten, ne Viene publiku aprovoi ne mase. Ja pse klubi e ka zgjedhur…

Gazzetta – Handanovic kapiten, ne Viene publiku aprovoi ne mase. Ja pse klubi e ka zgjedhur…
Inter Club Staff

“Samir Handanovic ne grupin interist eshte vetem pas Andrea Ranocchias per vjetersi me ngjyrat zikalter. Ai ka menduar gjithmone per “ne” si skuader, se sa per veten e tij. Handa ka qene shpesh here edhe xholi i klubit per te folur neper intervista ku ka qene e veshtire per te folur dhe ku te tjeret nuk kane pasur force apo deshire per ta bere kete gje. Per kontraten e tij nuk diskutohet prej vitesh neper media, nuk ka qene ndonjehere nje ceshtje kjo. Vetem nje moment ka pasur Handanovic dyshime per tu larguar: enderronte te luante te pakten nje here ne Champions dhe mendonte se do e arrinte vetem duke u transferuar duke pare vitet e zymta qe kishte kaluar me Interin por kjo deshire i iku shpejte sapo pa endrren e zikalterve per ta arritur kete gje dhe u vu ne ndihme te skuadres. Ai ne kete moment mund te behet fytyra e nje Interi qe nuk deshiron te auto-shkaterroje ate qe ka ndertuar me kaq mund deri me sot. Publiku zikalter ne Viene i ka manifestuar publikisht mbeshtetjen. Pastaj Handanovic eshte ekzaktesisht e kunderta e Icardit: antiyll, prezence minimale ne rrjete sociale, grua qe nuk e njeh askush. Pikerisht edhe per kete fakt Handanovic do te behet kapiten i pare portier i historise se Interit. Ne raste te tilla vlen edhe stima qe ka grupi per te por do te duhet nje tjeter lloj lidershipi nga ai qe ka pasur deri me sot. Tani ai eshte kapiten, e para ne EL ishte nje sukses por debutimi si i tille ne San Siro do te jete nje emocion. Ta beje dicka normale eshte objektivi final.” – shkruan Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.