Gazzetta hedh dyshime te forta? “Po sikur Interi te largoje Vecinon per te marre ne Milano pikerisht ate lojtar qe…”
Pas fjaleve te tij ne konference per shtyp, tashme e ardhmja e Matias Vecino ne Milano eshte vene ne dyshim te forte.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi tashme po mendon seriozisht per largimin e tij qe ne muajin janar.
“Ashtu si e kemi thene edhe me pare, Interi nuk deshiron ta fale lojtarin: per te kerkon 10 milione euro per ta lene te lire ne merkaton e dimrit.”
“Por duket se ka dyshime te forta per largimin e Vecinos sepse gjithcka te ben te mendosh se Interi me largimin e tij do te hapte vend per nje tjeter blerje.”
“Ne rast largimi, ai do te zevendesohej direkt me Nandez, lojtarin e Cagliarit qe e ka shok skuadre edhe ne Kombetare”
“Nandez do te vinte ne Milano me deshire te madhe duke qene se edhe ne te kaluaren e ka kerkuar transferimin me ngulm.”
“Normalisht qe edhe Interi do te ishte e lumtur te merrte Nandez ne vend te Vecino edhe per faktin se Nandez mund te luaje edhe ne krahun e Dumfries qe ka hasur jo pak probleme ne sezonin e tij te pare ne Itali.”
“Nje shkembim huazimesh Vecino-Nandez duket i veshtire por jo i pamundur deri ne fund te sezonit. Dicka e tille do te bente qe Cagliari te perforcohej ndjeshem per te qendruar ne Serie A dhe Inter te merrte lojtarin qe deshiron pa paguar asgje. Gjithesesi, jemi shume heret per te folur per dicka te tille, por eshte dicka qe mund te marre forme ne te ardhmen.”