
Gazzetta i fton te gjithe: “Eshte koha ti themi bravo edhe Inzaghit. Ai ka punuar ne menyre te mrekullueshme me…”
Jo vetme Lautaro. Kunder Salernitanes eshte pare edhe nje Barella i vertete, ai me kapacitetin qe te injektoje energji ne te gjithe mesfushen.
Normalisht qe ka qene nje ceshtje “mendje” por edhe fizike, ashtu si nenvizon La Gazzetta dello Sport diten e sotme.
“Por duhet ta pranojme te gjithe. Eshte koah te themi bravo per Inzaghin, sepse ai ka punuar ne menyre te mrekullueshme.”
“Ne rekuperimin e Barella, puna e Inzaghit dhe stafit te tij ka qene thelbesore sepse kane qene ata qe i kane treguar rrugen e duhur.”
“Gjithcka filloi ne Appiano, ku lojtari u degjua cfare kishte per te thene dhe ju dha nje pune me e lehte se e shokeve.”
“Fakti se Inzaghi ben edhe psikologun me lojtaret, ose me sakte, rolin e vellait te madh, e ndihmon shume Interin ne situata te tilla.”
“Ka qene ai celesi i kthimit te Barella. I ka transmetuar te gjithe besimin e mundshem nderkohe qe mediat e kane masakruar ne nje fare menyre.”
“Nicolo kishte shume nevoje per kete. Pastaj, numrat flasin qarte per te: ai e ka trefishuar numrin e dueleve te fituara, Permiresoi rekuperimet. Rriti perqindjen e pasave te sakta dhe nderkohe, arriti ne 9 assiste ne Serie A kete sezon.”