Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

334 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta i habit te gjithe: “Inzaghi eshte gati te beje nje cmenduri ndaj Lazios: te hedhe ne fushe…”

Gazzetta i habit te gjithe: “Inzaghi eshte gati te beje nje cmenduri ndaj Lazios: te hedhe ne fushe…”
Inter Club Staff

“Inzaghi ka ndermend te beje nje ‘Inzaghata’. Keshtu shprehet La Gazzetta dello Sport e cila flet per nje cmenduri qe po mendon tekniku zikalter per ndeshjen e pare pas pushimit te kombterave.

Sipas te perditshmes italiane, tekniku do te perballet me te kaluaren e tij dhe eshte ne emergjence totale per shkak te kombetareve ne sulm.

Pese amerikano latinet do te vine ne Itali ne naten e neserme dhe ne mengjesin e te shtunes, dicka qe e ben te pamundur aktivizimin e shume prej tyre.

Por nderkohe qe te gjithe mendojne nese Lautaro Martinez apo Correa do te mund te luajne, Inzaghi mund te besoje te nje emer duke rrezikuar gjithcka.

“Ai ka ne dispozicion vetem Dzeko dhe Satriano ne sulm. Eshte edhe Perisic, por ai nuk do te ishte ne rolin e tij ne sulm.”

“Gjithesesi, nese ai do te luante ne sulm, atehere Dimarco do te merrte celesat e krahut te majte duke luajtur nga minuta e pare.”

“Por opsioni tjeter eshte edhe Calhanoglu perpara, si trekuartist i avancuar pas shpines se Dzeko. Per Sensin duhet pritur akoma edhe me shume e keshtu ai eshte jashte kauze.”

“E pikerisht ketu del ne pah nje hipoteze e cmendur: Satriano nga minuta e pare me Edin Dzeko ne fushen e lojes.”

“Nese Lautaro nuk do ja dale dot dhe Perisic do te shihet me shume si per krahun e majte, atehere Satriano mund te beje nje debutim endrrash ne Olimpico.”

“Natyrisht ka shume pak mundesi te ndodhe, por nese ndodh, do te tregoje edhe njehere guximin e teknikut per te besuar tek te rinjte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.