Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

258 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta i hedh benzine zjarrit: “E degjuat dje? Ja mesazhi i forte qe leshoi Conte! Ai nuk do…”

Gazzetta i hedh benzine zjarrit: “E degjuat dje? Ja mesazhi i forte qe leshoi Conte! Ai nuk do…”
Inter Club Staff

Inter po shkon ne Napoli me nje objektiv te qarte: te marre fitoren e 12 radhazi dhe te afrohet me nje hap gjigandi me titullin.

Conte ka arritur te ndertoje nje avantazh te konsiderueshem me konkurentet dhe nuk deshiron qe lojtaret e tij te ulin perqendrimin.

Por dicka tjeter ka rene ne sy dje: ka qene nje mesazh direkt i Antonio Contes qe ka kenaqur tifozet zikalter, por qe ka qene edhe nje paralajmerim per kundershtaret. Keshtu shprehet La Gazzetta dello Sport qe vazhdon edhe me tej.

“Eshte vetem Napoli ndermjet Antonio Contes dhe fitores se 12 radhazi, nje rekord personal ne Serie A i arritur ne drejtimin e Juvnetusit.”

“Telashe per te gjithe ata qe e quajne Interin kampione qe tani pa perfunduar ende kampionati. Ai e tha qarte dje: po na ngrene nje kurth.”

“E kishte fjalen per ata qe thone se Interi e ka fituar tashme kampionatin. Conte i konsideron keto fjale nje kurth te paramenduar.”

“Ai deklaroi se Interi po ndjek nje enderr, por ajo mund te arrihet vetem me pune, e jo duke lexuar ate qe thuhet per ta.”

“E degjuat dje? Mesazhi i forte ishte edhe per ata qe kerkojne futbollin e bukur: ‘Ne Kupen e Italise dominuam ne, luajtem ne, beme gjithcka por ne fund kaloi Napoli dhe fitoi trofeun. Kush e mban mend lojen e bukur te Interit? Askush, sepse te gjithe mbajne mend trofeun e fituar nga Napoli.”

“Ky ka qene mesazhi per ata qe kerkojne lojen e bukur. Conte ka dyshimin se lojen e bukur po e kerkojne ata qe duan ta nxjerin Interin nga zona e komfortit dhe per ta futur ne veshtiresi. Keshtu qe, veshtire te ndodhe dicka e tille.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.