Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

527 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta i hedh benzine zjarrit: “Po sikur Marotta te beje goditjen qe askush nuk pret ne janar?”

Gazzetta i hedh benzine zjarrit: “Po sikur Marotta te beje goditjen qe askush nuk pret ne janar?”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport diten e sotme flet me prepotence per nje te ardhme ne Milano te Giacomo Raspadori.

Sipas te perditshmes milaneze, ne fakt Raspadori eshte i zhgenjyer deri me tani me tranjerin Dionisi te Sassuolo duke qene se zevendesohet shpesh dhe deshiron te largohet qe ne janar.

Me shume mundesi, me destinacion Interin. Lidhja e forte qe lojtari ka me skuadren zikalter eshte e dukshme, duke qene se ai eshte nje tifoz i Interit qe femije.

Por nje element i rendesishem tjeter eshte fakti qe Marotta e pelqen shume dhe Inzaghi eshte dakord me blerjen e tij.

Nderkohe, Interi per te ulur cmimin mund te perfshije ne kete operacion njerez si Agoume, Mulattieri, Satriano dhe Pirola.

Pra, kjo sa per te treguar se dicka mund te ndodhe shume shpejt ne kete aspekt ndermjet dy klubeve te Serie A.

Gjithesesi, nje aspekt i rendesishem eshte per u konsideruar: ai eshte Alexi Sanchez. Shume do te varet nga ai dhe deshira e mundshme e tij per tu larguar ne janar.

“Nese kiliani do te doje te largohet, atehere do te hapej nje vend i rendesishem per Raspadorin ne skuadren zikalter.”

“Nderkohe, Raspadori nga ana e tij deshiron hapsire, per te treguar potencialin e tij. Per te luajtur kaq sa luan sot ai mendon se do te ishte me mir te ishte tek Interi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.