Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Icardi gati per te luajtur por Interi ka nje lajm te keq per te!

Gazzetta – Icardi gati per te luajtur por Interi ka nje lajm te keq per te!
Inter Club Staff

A do te jete Mauro Icardi kunder Lazios te dielen ne darke? 

Kjo eshte pyetja qe ja bejne me shume vetes tifozet zikalter por edhe mediat sportive ne Itali.

Icardi u rikthye kete jave qe lame pas ne stervitje me skuadren pas plot 36 ditesh mungese dhe tashme po tenton qe te pakten te grumbullohet ndaj Lazios.

Ne videon e publikuar dje ne kanalet sportive te Interit shihet Icardi qe stervitet e te gjitha gjerat te bejne te mendosh se ai do te jete i grumbulluar.

La Gazzetta dello Sport shpjegon: 

“Java qe do te vi do te jete thelbesore per rekuperimin e Mauros edhe pse te marten dhe te merkuren do te rikthehen edhe “armiqte” Perisic dhe Brozovic dhe skuadra do te jete e plote.”

“Ashtu si ka shpjeguar dy dite me pare profesori Piero Volpi, drejtuesi i stafit mjekesor te Interit, rikthimi i Icardit ne grup do te jete gradual edhe pse nese ai stervitet menjehere me intensitetin e shokeve mund ta beje qe te rrezikoje nje demtim muskular.”

“Objektivi eshte qe ai te dielen e ardhshme ndaj Lazios te jete ne pankine te pakten. Lazio eshte skuadra e fundit te ciles Mauro i ka shenuar gol perpara se ti hiqej shiriti ne ate ndeshje te Kupes se Italise me 31 janar.”

“Edhe per kete arsye ai deshiron te jete. Grumbullimi nuk eshte ende i sigurt, por praktikisht eshte e sigurt qe Icardi e ka humbur vendin e titullarit.”

“Ai vertete mund te jete rikthyer ne skuader, por Interi ka nje lajm te keq per te: tani titullari eshte shoku i tij Lautaro i cili ne mungese te tij ka bere nje super paraqitje duke marre skuadren perdore. E pamundur te rikthehet ne pankine Lautaro vetem se Mauro u rikthye.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.