Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,414 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Icardi, kriza nuk eshte vetem per gola. Por nuk ka asnje ndalese…

Gazzetta – Icardi, kriza nuk eshte vetem per gola. Por nuk ka asnje ndalese…
Inter Club Staff

Mauro Icardi ka bere qe te nevrikosen shume tifoze zikalter me postimin e tij pas ndeshjes ndaj Bolognen dhe nuk ka llogaritur se sa ndeshje ka ai pa shenuar. 

Por Gazzetta dello Sport shpjegon: “Lajmi eshte se kriza e rezultateve nuk do te spostoje asnje centimeter rrugetimin drejt rinovimit te kontrates. Asnje ndalese, shkohet perpara, drejt takimit te radhes me Wanden.”

“Numrat te ndihmojne qe te rriten bonuset, asnje tjeter. Por keto ndeshje ka rene ne sy fakti se Interi nuk eshte me e rrezikshme ne sulm. Deri ne ndeshjen ndaj Empolit, skuadra zikalter kishte nje mesatare 1,5 per ndeshje te faktorit “expected goal” ndersa ne tre ndeshjet e fundit ka qene vetem 0,78. Eshte nje formacion qe nuk prodhon shume raste dhe nuk e ndihmon aspak Icardin.”

Por edhe Icardi duhet te ndihmoje skuadren nga ana e tij ama.

“Mauro ne keto muaj nuk ka qene ai i perhershmi. Mjafton te mendosh qe ai u vonua edhe ne kthimin nga pushimet nga Argjentina: dicka qe beri qe drejtuesit te nevrikoseshin. Ishte pikerisht Spalletti qe i komunikoi se kishte marre 100 mije euro rroge.”

“Ajo ngjarje i ka hequr qetesine zikalterve por feeling i skuadres me Icardin nuk ka qene ndonjehere shume i madh. Ashtu si Interi edhe ai duhet te gjeje nje recete qe te beje gjerat qe te funksionojne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.