Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

459 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Icardi ndryshon Interin. Dhe tashme i gatshem.

Gazzetta – Icardi ndryshon Interin. Dhe tashme i gatshem.
Ardis
  • On 02/10/2013, 13:05

Maurito “BOMBER” Icardi, ne gjendje te ndryshoje gjerat rreth e rrotull Interit sapo ai vendos kemben ne fushe. “Sepse qe nga ndeshja e pare deri ne te fundit ne Trieste kunder Cagliarit, aktivizimi i Icardit ka dhene gjithmone nje input deciziv: kunder Genoas, Mauro hyn (bashke me Kovacic dhe Taider) ne pjesen e dyte duke gjalleruar sulmin, duke ofruar intensitet dhe duke ndryshuar ndeshjen deri ne 2-0 final, me golat e Nagatomos dhe Palacios qe realizohen ne pjesen e dyte; kunder Juventusit, Maurito hyn ne minuten e 24 te pjeses se dyte ne vend te Taider, i jep peshe sulmit dhe finalizon golin e rezultatit 1-0 qe do te barazohet nga Vidal; kunder Fiorentines Interi shenon 1-1, 18 minuta mbasi ai eshte futur ne loje dhe me pas fiton 2-1, gjithcka u realizua duke rritur presion sulmues mbi Fiorentinen; me pas hyn ne loje ne Trieste kunder Cagliarit, aksion qe nis nga Palacio, asist i Nagatomos dhe ai qe realizon nje hap larg portes”.

Gazzetta dello Sport permbledh ne kete menyre kontributin ish-sulmuesit blaugranas per kauzen interiste. “Ne te gjithe kete dyshja me Palacion ka nje ‘feeling’ (raport) te drejte, edhe pse Mazzarri nuk do qe te heqe dore ndaj suportit qe i jep Alvarez ne sulm Don Rodrigos. Por Icardi pret, e di shume mire qe performancat me Interin e kane ndihmuar ate te kape kombetaren argjentinase dhe serish Interi i argjenasve do ta coje ate serish ne rrugen e golit. Ja kush eshte objektivi i rradhes: te gjeje rrugen e golit, kesaj rradhe me vlere te tre pikeve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags