Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,693 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inate dhe xhelozi kunder Icardit. Ndermjet Jovetic dhe Interit thyerje totale…

Gazzetta – Inate dhe xhelozi kunder Icardit. Ndermjet Jovetic dhe Interit thyerje totale…
Inter Club Staff

Fraktura ndermjet Interit dhe Stevan Jovetic ka ardhur te shtunen pas mungeses se emrit te tij ne listen e te grumbulluarve qe u nisen per ne Sassuolo dhe vendimi i mare ka qene i Stefano Piolit.

Kete gje e konfirmon kete mengjes La Gazzetta dello Sport qe sakteson se fjalet e agjentit te malazezit, Fali Ramadani, i cili ka akuzuar klubin se eshte treguar pak profesioniste me lojtarin sepse aty e bejne formacionin lojtaret dhe jo tranjeri, e duke nenkuptuar keshtu Icardin, me te cilin Jojo nuk ka qene kurre shok as ne fushe, jo me jashte saj, ne keto 17 muaj si zikalter. Per kete ceshtje ka ardhur menjehere pergjigja e Ausilios: “Te mendosh se tek Interi e bejne lojtaret formacionin eshte njesoj sikur te mendosh se babagjyshi i vitit te ri ekziston – ka shpjeguar drejtori sportiv zikalter ne mikrofonat e Premium Sport -. Nese Jovetic nuk luan, eshte vetem per motive futbollistike, tekniko-taktike”. Por tani – lexohet ne te perditshmen Italiane – do ti takoje Ramadanit ti gjeje nje zgjidhje per Jovetic, por edhe lojtari duhet te pyese veten se pse ka deshtuar te punoje me kater tranjere: Pellegrini, Mancini, De Boer e tani Pioli, mbase nuk eshte faji i tranjerave… Nderkohe Jojo kerkohet edhe ne Kine, por transferimi atje nuk i intereson lojtarit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.