Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

222 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, cfare katastrofe je me skuadrat e vogla: ja statistikat e tmerrshme

Gazzetta – Inter, cfare katastrofe je me skuadrat e vogla: ja statistikat e tmerrshme
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport nenvizon sot tendencen e rrezikshme te Interit qe te hedhe ne kosh pike kunder skuadrave te vogla dhe faktin se si arrin te luaje mire dhe te mare rezultate me skuadrat e medha. 

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane per kete fakt sot ne numrin e saj:

“Interi vazhdon te humbase pike te renda ne klasifikim kunder skuadrave qe ne leter e nisin ndeshjen si jo favorite, ato qe jane te nje niveli te mesem ose te ulet.”

“Perkthimi i kesaj nuk eshte i veshtire per tu bere por sigurisht mund te ngrihet nje diskutim i gjere: nente pike eshte distanca me Juventusin ne klasifikim dhe a e dini si eshte krijuar kjo distance?”

“Duke lene menjane barazimin me Torinon, Interi ka humbur me Sassuolon, Parmen dhe Atalanten.”

“Nderkohe, duke llogaritur ndeshjet me skuadrat qe jane renditur sezonin e kaluar ne 6 vendet e para, deri me tani Interi ka luajtur me Lazion dhe Milanin duke arritur te fitoje me secilen prej tyre (ne Meazza ne shtepo me Milanin dhe ne Olimpico ndaj Lazios).”

“Vitin e kaluar e vetmja humbje me skuadrat e medha ne Seire A erdhi me Juventusin ne shtepi por te gjithe e mbajne mend historine e asaj ndeshje.”

“Nese e shohim ne terma parash: nga vendi i shtate e deri ne vendin e fundit, Interi la rruges sezonin e kaluar plot 27 pike.”

“Pak a shume po aq sa ne 2016-17 ku Interi la 33 pike, ne 2015-16 ku Interi la 28, ne 2014-15 ku Interi ka 39 pike dhe ne 2013-14 ku zikalterit lane 33 pike.”

“Por serbatorin prej 84 pikesh te mundshme (duke mos llogaritur skuadrat e medha), duhen fituar me shume ndeshje dhe duhen lene me pak pike rruges nese Interi deshiron te ndryshoje faqe.”

“Per me shume: ai serbator pikesh behet i detyrueshem per te perfituar me shume pike nese Interi deshiron te marre pjese te pakten ne luften per vendin e dyte meqe zikalterit ashtu si tha Spalletti deshirojne ta lene menjane diskutimin per titull.”

Per kete tani i takon Spallettit te beje dicka dhe te ndreqe kete difekt te skuadres qe ka vite qe eshte i mbartur…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.