Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,127 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter dhe Lazio ne fund me pike te barabarta? Ja kush shkon ne Champions!

Gazzetta – Inter dhe Lazio ne fund me pike te barabarta? Ja kush shkon ne Champions!
Inter Club Staff

Po nese Interi dhe Lazio do e perfundonin kampionatin me pike te barabarta?

Nuk jane te paket njerezit qe ja kane bere kete pyetje vetes keto dite.

Skenari eshte shume i mundshem: nese zikalterit fitojne me Sassuolon dhe Lazio barazon me Crotonen, pastaj nje X ne Olimpico do te thote se skuadrat e mbyllin Serie A me pike te barabarta.

Ne ndeshjet direkte qe mbyllen ne barazim, nuk vlejne golat e shenuar ne transferte, por ato qe vlejne jane diferenca e golave ku Lazio eshte me mire ne golevarazhin total.

Pra, nese Interi fiton ndaj Sassuolos dhe Lazio barazon ndaj Crotones, qe Lazio te mos luaje per dy rezultate (do te shkonte me Champions edhe me barazim edhe me fitore) duhet qe Interi te fitoje me te pakten 6 gola diference ndaj Sassuolos.

“Eshte shume e veshtire natyrisht, por aspak e pamundur kur mendon se Interi i ka mundur dy here ata nga 7-0 – shkruan La Gazzetta dello Sport -.”

Image result for inter sassuolo 7-0

“Per me shume, ne shtepine zikalter jane shume te shqetesuar edhe per faullin ne minutat final te Udinese-Inter ku nuk u vershellye nje penallti e paster ndaj Karamoh: Mazzoleni mund te mos e kete pare, por imazhet ishin te qarta, bluza e francezit terhieqt dukshem duke provokuar edhe renien e tij.”

“Ne ate moment duhet te kishte nderhyre VAR e cila duhet te kishte sinjalizuar episodin.”

GdS - Inter-Lazio a pari punti? Decisiva sarebbe la differenza reti. Fastidio per il rigore non dato a Karamoh

“Eshte e vertete qe 3 piket nuk ishin ne loje, por nese Interi do te humbiste Champions vetem per nje gol, cfare ndodh?”

Sot per sot, skuadra e Lazios ka nje diference golash +41 ndersa Interi ka nje diference golash +36.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.