Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

258 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Inter, ja cfare fshihet pas Edin Dzeko. Ata qe flisnin per Lukakun sot jane vene ne radhe per…”

Gazzetta: “Inter, ja cfare fshihet pas Edin Dzeko. Ata qe flisnin per Lukakun sot jane vene ne radhe per…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport i dedikon nje hapsire te madhe Edin Dzeko pas suksesit te Interit ndaj Sheriff Tiraspol dje ne Meazza.

E perditshmja italiane ka dashur te ndalet te ai dhe e ka quajtur “forca e qete” boshnjakun per menyren se si ai po vendos ndeshjet e Interit.

“Shenoi nje gol te mrekullueshem duke pare momentin dhe situaten. Me pas dha edhe nje assist per Vidal.”

“Dukej sikur i kishte thene vetes se tani ishte momenti per te ndihmuar skuadren sepse ai eshte i mbushur plot me eksperience.”

“Cfare fshihet pas Edin Dzeko? E thjeshte: nje mal me eksperience dhe shume pune. I qete ne ate qe ben dhe shume force ne te gjithe ate qe ai perfaqeson.”

“Nje statistike te tille 1+1 nuk e bente nje lojtar kaq i vjeter ne Champions League qe nga koha e Drogba ne nentorin e 2014.”

“Per tani Dzeko ka qene njeriu qe ka nxjere Interin nga telashet. E ka bere ne Firenze, ne Reggio Emilia dhe tani ndaj Sheriff.”

“Nuk shenonte ne Europe prej tre vitesh, qe prej 23 tetorit te 2018 ndaj CSKA Moska.”

“Ndeshjet e tij po tregojne gjithmone e me shume se te gjithe ata qe e kane kritikuar blerjen e tij dhe largimin e Lukuakut, jane ne radhe per ta duartrokitur. I ka merituar te gjitha Edin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.