Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

701 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, ja kush eshte Plani B ne sulm nese nuk vjen Lukaku

Gazzetta – Inter, ja kush eshte Plani B ne sulm nese nuk vjen Lukaku
Inter Club Staff

Si gjithmone, cdo vere e ka telenovelen e saj kur vjen puna tek merkato e Interit. 

Kete vere e ka radhen telenovela Romelu Lukaku, lojtari belg i Manchester United qe kerkon te transferohet tek Interi me Interin qe deshiron ta bleje por perballe eshte Manchester United qe ka bere mur pas muri per te mos e lejuar largimin e tij pa marre me pare shumen e milionave qe ka kerkuar.

Por sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport sot, Interi po mendon realisht per nje plan B ne rast se Lukaku nuk vjen dhe emri i pare ne kete liste vjen nga Serie A dhe luan per Atalanten.

Behet fjale per sulmuesin Duvan Zapata qe ka shkelqyer me skuadren tjeter zikalter e me te cilen ka arritur ne menyre historike edhe te kualifikohet ne Champions League.

Por gjithmone sipas Gazzetta dello Sport, shume shkuadra kane kerkuar informacione per Duvan Zapata tek Atalanta.

Lista eshte shume e gjate: West Ham, Napoli, Atletico Madrid, Liverpool dhe me se fundit, Interi.

Por nese nga njera ane jane skuadrat e interesuara per te, nga tjetra eshte Percassi i cili ka treguar menjehere cmimin: ai nuk eshte ne shitje, por nese dikush e do, duhet te paguaje me shume se 55 milione euro e mbase as kaq nuk do te mjaftonin.

Nderkohe, Zapata shihet me sy shume te mire nga Interi, Conte por edhe nga tifozet zikalter te cilet kane mbetur edhe te habitur me sezonin e tij te mrekullueshem me Atalanten ku i rrembyen vendin ne Champions skuadres se Milanit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.