Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

598 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter ja problemi madhor ne lojen e saj i trashiguar nga viti i kaluar qe duhet rregulluar

Gazzetta – Inter ja problemi madhor ne lojen e saj i trashiguar nga viti i kaluar qe duhet rregulluar
Inter Club Staff

Ambjenti ne shtepine Inter duket se eshte rikthyer i qete pas nje nisje jo te mire te Serie A. 

Zikalterit paten disa halucinacione ne javet e para te kampionatit por duket se fitoret me Tottenham, Sampdoria dhe Fiorentines kane kthyer kthjelltesine ne Milanon zikalter dhe qetesine ne mendjet e lojtareve te Interit por edhe tifozeve zikalter.

Gjithesesi, sipas Gazzetta dello Sport, loja e Interit ka nje problem madhor per menyren se si ajo zhvillohet ne fushen e lojes.

Ja cfare shkruan Gazzetta per kete fakt:

“Spalletti e di dhe e ka pranuar disa here. Menyra e lojes se Interit duhet te behet e palexueshme. Duhen provuar te gjitha armet qe lojtaret kane ne dispozicion.”

“Nese shikojme te dhenat per sa i perket lojes, shohim qe ne ndeshjen ndermjet Interit dhe Fiorentines, 74% te aksioneve te Interit jane zhvilluar ne krah. Kane nisur ose ne te majten ose ne te djathten.”

“Me sakte, 43% e aksioneve jane nisur nga korsia e djathte dhe 31% nga korsia e majte.”

“Ndersa aksionet qe jane nisur nga qendra jane vetem 16, pra 36% ne total. Nje perqindje shume e vogel kjo per nje skuader te madhe.”

“Skuadra e Luciano Spallettit konfirmon keshtu se kete menyre loje e ka trashiguar paksa nga viti i kaluar kur erdhi nje moment ku loja e skuadres u be shume e lexueshme me krosat e Perisic dhe Candreves qe kerkonin ne cdo moment Mauro Icardin ne zone.”

“Spalletti e di kete gje dhe deshiron te luftoje pikerisht kete fenomen: nuk deshiro nqe skuadra te behet e lexueshme. Po tenton qe te shtyje skuadren te luaje me shume nga qendra. Per kete fakt ka uleritur edhe gjate ndeshjes ku Politano dhe Keita kishin tendencen per tu futur me ne krah se sa te tentonin qendren.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.