Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

282 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, ja receta per suksesin. Me pakt qe Kovacic…

Gazzetta – Inter, ja receta per suksesin. Me pakt qe Kovacic…
Xhorxh Gellci

Gazzetta dello Sport e perfshin Interin mes kandidateve per fitimin e kampionatit dhe ben nje permbledhje te cilesive me te mira dhe me pak te mira te skuadres te Walter Mazzarrit. Fillimi i shkelqyer i kampionatit ka nxjerre ne pah identitetin e skuadres, prandaj Gazzetta thekson ate qe eshte arritur deri tani.

MOTIVIMI I MAZZARRIT – I pari nga aspektet e evidentuar eshte pikerisht ky. Tekniku toskan ka risjelle qetesi ne nje ambient te depresionuar dhe ka treguar qe di te transmetoje ne perfeksion idene e tij te futbollit. Ka shume pak diferenca mes ketij Interi dhe Napolit te sezonit te shkuar.

TE RICIKLUARIT – Ky eshte faktori i dyte qe evidenton Gazzetta dello Sport. Alvarez dhe Jonathan jane emblemat e kesaj rilindjeje zikalter, lojtare jane shnderruar ne nje kohe te shkurter nga lojtare ne largim ne lojtare kyc per lojen e skuadres. Ben pershtypje edhe rikthimi i Andrea Ranocchias, qe me ne fund luan me qetesi, duke i treguar karakteristikat e tij me te mira.

PA KUPA – Ky eshte aspekti i trete dhe i fundit. Impenjimet e kufizuara mund te garantojne nje rendiment konstant, qe duke i bashkuar punen e Pondrellit, sjell nje rezultat fantastik. Mendoni qe eshte vetem rastesi qe Cambiasso eshte kthyer ne nivelin me te mire?

Por sic ndodh gjithmone, mekanizmi nuk eshte akoma perfekt dhe ka dicka per te regjistruar akoma: Handanovic me Fiorentinen i eshte dashur te beje shume pritje gjate ndeshjes, prandaj mund te behen akoma permiresime ne repartin mbrojtes. Gjithashtu, alternativat per skuadren e titullareve, sidomos ne krahe, nuk duken shume ne lartesi. Pereira nuk ofron shume garanci. Dhe ne fund, nje thirrje per mesfushen: nje lojtar si Kovacic, duhet te gjeje detyrimisht me shume vend. Megjithate, duket sikur Mazzarri po mendon per kete, pasi ne ndeshjen me Cagliarin, talenti kroat pritet te jete titullar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.