Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,069 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter-Juve, klubi zikalter eshte drejt nje fitimi rekord qe ska ndodhur kurre me pare ne Serie A

Gazzetta – Inter-Juve, klubi zikalter eshte drejt nje fitimi rekord qe ska ndodhur kurre me pare ne Serie A
Inter Club Staff

Interi kete sezon ka qene halucinant, ku pas nje fillimi teper te mire, pati nje periudhe te zeze te zgjatur rreth dy muaj. 

Por nese nga ana sportive sezoni i Interit nuk ka qene nder me te miret, nga ana e tifozerise dhe e biletarise, nuk mund te thuhet e njejta gje per zikalterit!

Me sa duket, do te thyhet edhe rekordi i fitimeve nga nje ndeshje futbolli qe eshte vendosur ne 15 tetorin e shkuar ne derbin e pare te luajtur, Inter-Milan, ku zikalterit fituan ndaj kushurinjve me rezultatin 3-2 me 3 gola te Icardit.

Te shtunen ne darke mund te jete pikerisht Inter-Juventus ndeshja qe do te hyje ne histori si ndeshaja me me shume fitime nga biletat e shitura.

Ja cfare shkruan sot Gazzetta dello Sport:

“Ato 4.864.749 euro te fituara nga Inter-Milan mund te kalohen keshtu nga derbi i Italise, qe mund te kapi shifren rekord e mbi 5 milione eurove te fituara ne vetem nje ndeshje.”

“Nderkohe tifozet zikalter po organizohen qe te veshin stadiumin San Siro totalisht zikalter.”

“Pervec koreografise se zakonshme te Curva Nord, ka filluar nje iniciative e gjere e ‘Inter Club Templari’, ‘Old Fans’ si dhe ‘Banda Bagaj’ qe po bejne thirrje te vazhdueshme qe ne stadium te paraqiten te gjithe te veshur me bluzat zikalter.”

“Kjo eshte nje thirrje qe eshte mare shume seriozisht nga shumica e tifozeve qe  kane konfirmuar qe  ne kete moment.

“Nderkohe, do te jete edhe Bepi Ricciardi me tromben e tij ne kete ndeshje dhe do i bjere qe prej  vendit te tij te preferuar ne stadium: ne tribunen portokalli.”

Keshtu e mbyll Gazzetta dello Sport shkrimin e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.