Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 24, 2021

Scroll to top

Top

432 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter ka vendosur per te ardhmen e Sensit qe eshte ne huazim nga Sassuolo

Gazzetta – Inter ka vendosur per te ardhmen e Sensit qe eshte ne huazim nga Sassuolo
Inter Club Staff

Me sa duket, dyshimet per blerjen apo jo te Stefano Sensi jane zhdukur tek Interi.

Sipas Gazzetta dello Sport, pavarsisht vitit te mbushur plot me demtime, Interi ka vendosur qe te konfirmoje paktin me Sassuolon per ta mbajtur ne Milano mesfushorin.

Nga ana tjeter – tregon e perditshmja italiane – Interi me i mire i Contes eshte pare me numrin e saj 12 ne fushe: ne vecanti, kujtohet ajo ndeshje ne Camp Nou ne Champions ku zikalterit vune poshte Barcelonen.

Per te blere mesfushorin, Marotta duhet te paguaje 20 milione euro. Por duhet mbajtur ne vemendje edhe emergjenca sanitare ne Itali qe do te beje te ulen cmimet jo pak ne merkato.

Keshtu, nuk perjashtohet mundesia qe klubet te ulen ne tavoline dhe Marotta te kerkoi nje ulje te pagesave ose ne ndarje te tyre ne disa sezone per te mos renduar bilancin.

Per sa i perket te tjerave, Conte kur te rifilloje kampionati do te gjeje nje Sensi me ne fund te sheruar dhe me deshire per te treguar vlerat e tij ne fushen e lojes.

Problemet fizike duket se jane lene pas shpines dhe per te ka nje te ardhme te programuar me nje program te vecante.

Pa demtime, Sensi tregoi vlerat e tij si nje nga mesfushoret me te mire ne Europe duke bere qe Mancini te cmendej pas tij. Por ne merkato, ai nuk do te jete. Bashke me Eriksen jane e ardhmja e Interit tashme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.