Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter kualitativ, por peng i kohes. Banega mund te jete surpriza e bukur e ketij sezoni…

Gazzetta – Inter kualitativ, por peng i kohes. Banega mund te jete surpriza e bukur e ketij sezoni…
Inter Club Staff

Juventusi perpara te gjithave, po pastaj? La Gazzetta dello Sport, ne vigjilje te kampionatit, kerkon qe te vecoje skuadrat qe mund te konkurojne me kampionen ne fuqi.

“Roma, Inter dhe Napoli – per nje motiv apo per nje tjeter – duken sikur kane me shume kredite per te qene ne lufte per Champions League, ate direkt duke arritur vendin e dyte dhe ate me playoff duke kapur vendin e trete – lexohet tek e perditshmja Italiane. Roma eshte dobesuar mjaft me Pjanic dhe ka humbur shume talent ne mesfushe, por ajo qe u pa ndaj Portos tregon se eshte nje skuader mjaft e konsoliduar. Interi eshte plot me kualitet – Candreva, Banega dhe Perisic formojne nje treshe te frikshme dhe teper te forte -, por zikalterit varen shume nga koha, sepse gjate veres e nisen me Mancinin dhe vetem dy jave nen urdhrat e De Boer jane shume pak. Mbase do te duhet me shume kohe per Interin qe te tregoje fytyren e vertete, me te drejte. Nderkohe Napoli niset nga radha e dyte, me humbjen e Higuain duket se ka humbur shume dhe sikur eshte ne gjendje shock-u. Per momentin, me blerjet e Giaccherini, Milik dhe Zielinski, duket se eshte nje hap prapa dy skuadrave te tjera.

Ne nivel individualitetesh, ja nje parashikim i vogel per sezonin e ri nga Gazzetta: “Higuain golashenues, Banega blerja me e mire dhe Pjaca i riu me i mire ne Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.