Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

497 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, kush do te luaje ne mesfushe ne derby?

Gazzetta – Inter, kush do te luaje ne mesfushe ne derby?
Inter Club Staff

Interi po punon ne prag e nje nga derby-ve me te rendesishem. Spalletti po reflekton se cili do te ishte formacioni me i mire qe mund te hidhet ne fushe kunder kuqezinjve: zgjedhja e pare ka te beje me shume me sistemin e lojes.

Interi ne ndeshjen e pare fluturonte ne krahet e sulmit dhe luajti 4-2-3-1 e ne mesin e fushes luajti me digen Gagliardini-Vecino perpara mbrojtes e pas Borja Valeros, lojtari qe ne ate kohe bente lidhjen e mesfushes me sulmin. Gatusso po mendon per nje 4-3-3 dhe nuk eshte per tu perjashtuar qe Spalletti do e vendose formacionin ne baze te zgjedhjes se teknikut te Milanit. Per momentin ka nje balotazh per trekuartisin, sepse ai eshte pozicioni me delikat tek Interi: aty jane provuar dhe deshtuar Brozovic, Joao Mario (tani ne huazim tek West Ham), Borja Valero, Eder dhe Rafinha (pasi eshte zevendesuar gjate lojes ne vazhdim).

Ish-lojtari i Barcelones tregoi nje gjendje fizike jo optimale kur luajti nga minuta e pare – kjo per faj edhe te shokeve te skuadres qe levizen keq ne hapsira boshe – dhe ai pothuajse e preku topin pothuajse gjithmone me shpine nga porta. Por eshte e veshtire qe braziliani mund ta nise nga minuta e pare nje ndeshje si ajo ndaj Milanit te dielen ne darke, sepse mund te jete nje arme shume e mire per tu futur gjate ndeshjes ne vazhdim si zevendesues.

“Brozovic garanton me shume vrap, ndonje levizje individuale qe mund te zhbllokoje ndeshjen por edhe kapacitetin per te marre pjese ne fazen sulmuese nese sjellja e tij do te jete ajo e duhura. Ndersa me Borjan, Spalletti do te luante me i sigurt, edhe pse ne ndeshjet e fundit ka qene teper i ‘shtrydhur’ ky i fundit. Aq shume sa per here te pare te shtunen e ka pare ndeshjen nga pankina. Perpara se te vendose per nje pozicion aq delikat, Spalletti do te mendohet dy here.”

Ne fakt, dyshimet me te medha te Spallettit kane te bejne me Borja Valeron. Sepse per te luajtur kunder natyres fizike te Kessie dhe Bonaventura, do te ishin me te vlefshem Gagliardini dhe Vecino. Por dy mesfushoret zikalter ne ndeshjet e fundit kane deshtuar dhe kane qene jashte forme. Vecino duket i vetmi qe nuk vihet ne diskutim ne kete moment: ata qe po luajne nje bluze titullari pas Icardit jane Borja, Gagliardini dhe Brozovic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.