Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 22, 2022

Scroll to top

Top

1,291 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, mungojne 6 penallti. Disa pike jane te bllokuara ne gjykimet e arbitrave…

Gazzetta – Inter, mungojne 6 penallti. Disa pike jane te bllokuara ne gjykimet e arbitrave…
Xhorxh Gellci

8 maj 2013, dita e penalltise te fundit te akorduar per Interin, qe ate dite luante kunder Lazios (Alvarez e ka gabuar). Prej atij momenti, zikalterit kane luajtur 28 ndeshje, pa gjuajtur asnjehere nje penallti. Dhe nuk eshte se nuk ka pasur…

Gazzetta dello Sport shpjegon: “Dy penalltite e mohuara ne Olimpico te shtune ne mbremje jane te fundit te nje serie qe kane bere popullin zikalter te “inatoset”. Duke folur per kete sezon, gabimet fillojne ne Napoli, ku mbajtja e Maggio ndaj Palacio eshte mese e dukshme. Pastaj derby, faull ne zone mbi Palacio, por Mazzoleni e fton te ringrihet. I njejti fat edhe per Rolando pas kontaktit me Dias ne ndeshjen e Olimpico-s me Lazion. Edhe dalja nga Kupa e Italise eshte shoqeruar me nje penallti te padhene: faull ne zone i Domizzi mbi Milito. Mazzarri ne fund te ndeshjes me Romen ka evituar polemiket, por disa dite me pare ka folur per 6 pike qe i mungojne skuadres. Dhe nuk ka dyshim qe disa nga keto pike jane te bllokuara ne gjykimet e arbitrave” – shpjegon Jacopo Gerna, gazetar i Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.