Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, Nainggolan e ka ndare mendjen dhe ka nje plan te qarte per te ardhmen

Gazzetta – Inter, Nainggolan e ka ndare mendjen dhe ka nje plan te qarte per te ardhmen
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport nuk e jep ende si te sigurt perfundimin e aventures se Radja Nainggolan me fanellen e Interit. 

Ja cfare kane shkruar ata sot ne edicionin e tyre online: “Mundesite qe ai te rikthehet ne Sardenje tek Cagliari vazhdojne te jene te larta, por perpara dy ditesh, ne prezantimin e kalendarit te Serie A, presidenti i Cagliarit, Tommaso Giulini ka tentuar qe te shuaje njehere e pergjithmone keto zera.

Ai ka deklaruar se: “Nainggolan eshte nje lojtar i Interit dhe nuk ka asgje konkrete per te. Nese do te largohej nga Milano, nje skuader me te mire se Cagliari per te nuk do e gjente dot gjithesesi. Por nje rikthim i tij ne ishull eshte fantazi, ju e dini.”

Po Radja, cfare ben? – pyet Gazzetta dello Sport nderkohe. Sipas te perditshmes italiane, ai i ka vene vetes nje mision per te ardhmen dhe duke pare tipin e tij, duket teper i bindur se mund tja dale me sukses.

Ai eshte fokusuar totalisht tek e pamundura: te binde Antonio Conten se ne projektin e ri te Interit ai mund te jape ndihmen e tij. E deshiron me gjithe shprit kete gje sepse vitin e kaluar nuk ka mundur te shprehjet dot per shkak te demtimeve dhe tashme me probelemet ne familje, ai pretendon se eshte nje Nainggolan i ri, larg daljeve neteve te vona apo jeteses jo prej sportivi te vertete.

Nderkohe, Gazzetta ne shkrimin e saj shton se “Interi, Cagliari dhe Nainggolan vazhdojne te dialogojne ndermjet tyre per te gjetur rrugen e duhur. Por dicka ne te njejten kohe po leviz edhe ne boten zikalter ku Radja Nainggolan ben pjese e ky i fundit eshte vene totalisht ne dispozicion te Contes sepse deshiron ti nderroje mendim.”

“Do te jete shume e veshtire ama edhe sepse Conte eshte shprehur publikisht per kete ceshtje dhe ai eshte nje nga ata njerez qe nuk deshiron te hedhe poshte fjalet e thena ne publik.”

“Nainggolan dhe Icardi jane jashte projektit, pati thene ai disa dite me pare. E keshtu, ne Londer, te dielen e kater gushtit, ne miqesoren ndaj Tottenham, Ninja me siguri do te jete nje spektaktor perseri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.