Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

503 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter ndermjet Dembele dhe Carvalho: ja kush eshte prioriteti

Gazzetta – Inter ndermjet Dembele dhe Carvalho: ja kush eshte prioriteti
Inter Club Staff

Pasi ka mbyllur plot pese blerje duke mundur edhe Fair Play Financiar dhe duke mundur edhe kokurencen, Piero Ausilio duhet te kompletoje nje merkato te rendesishme. 

Tashme drejtori sportiv i Interit do te tentoje te bleje nje mesfushor shume te rendesishem, te afte dhe te fuqishem e qe mund te luaje ne qender.

Ne kete moment, dy emrat me te lakuar jane Mousa Dembele (nga Tottenham) dhe William Carvalho (nga Sporting): por ne kete front, sipas asaj qe thote Gazzetta dello Sport, nuk ka asnje nxitim nga ana e Interit por kjo jo vetem per shkak te deshires se Interit, por zikalterit jane te detyruar te presin.

Belgu per shembull, ka oferta nga Kina, por po pret nje oferte te majme per te pranuar ose jo transferimin e tij ne Azi.

Oferta pritet te vije brenda dates 13 korrik, dite kur do te mbyllet merkato kineze ne Kine dhe deri me tani per Dembele nuk ka ardhur asnje oferte e kenaqshme.

Te mos harrojme qe mund te kete nje bashkepunim ndermjet Jiangsu dhe Interit per blerjen e tij e cila mund te shikoje Dembele 2-3 vite ne Milano dhe me pas transferimin e tij ne fundin e karrieres tek Jiangsu.

Per sa i perket portugezit William Carvalho, ai vjen nga nje boteror ku kombetarja e tij u eleminua nga Uruguay dhe ai eshte nje nga viktimat e kaosit tek Sporting e ku i dihet, pas disa javesh mund te vije edhe me parameter 0 tek Interi.

Por sido qe te shkoje, ne kete moment, Interi eshte i detyruar te prese. Nese Ausilio do te zgjidhte, Dembele do te ishte njeriu i duhur per Interin, gjithmone sipas tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.