Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

925 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, ne kete moment jane 3 lojtare qe do shiten me patjeter: ja emrat dhe situata per secilin

Gazzetta – Inter, ne kete moment jane 3 lojtare qe do shiten me patjeter: ja emrat dhe situata per secilin
Inter Club Staff

Gazzetta vazhdon te shkruaje per merkaton e Interit dhe per te disaten dite radhazi tregon se zikalterit nuk jane ne merkato vetem per te blere lojtaret qe mungojne ende ne skuadren e Spallettit, por edhe per te larguar elementet qe nuk jane ne planet e tranjerit apo elementet qe nuk do te kene hapsirat e nevojshme sezonin e ardhshem per te vazhduar rritjen e tyre futbollistike. 

Natyrisht qe kjo e dyta vlen vetem per futbollistet e rinj qe kane dale nga akademia zikalter dhe qe per te Interi do te gjeje nje sistemim te pakten per nje sezon: ose huazim pa drejte blerje ose huazim me te drejte blerje dhe riblerje ne favor te Interit.

Por pas largimit te Eder, Ausilio po punon fort per te shitur edhe Joao Mario sipas te perditshmes italiane.

Pas nje merkatoje te pasur ne hyrje ku u realizua 45 milione euro plusvalenca, Interi tashme po mendon per shitjet cdo dite dhe pikerisht portugezi eshte ne maje te listes se largimeve ku bejne pjese 3 lojtaret qe duhet te shiten me patjeter dhe sa me shpejt.

Gazzetta tregon se Joao Mario eshte i pari i listes dhe Wolves eshte shume e interessuar per te. Ne oret e fundit ka shum raportime qe ne oret e ardhshme mund te vije nje oferte e majme pikerisht nga ata.

Nderkohe, lojtari i dyte qe duhet te largohet eshte Andrea Pinamonti. Interi por edhe lojtari deshirojne te gjejne nje skuader ku ai te kete me shume minuta dhe pse jo nje vend titullari. Pas nje sezoni ne skuadren e pare te Interit por me pak minuta, tani eshte momenti qe ai te beje kapercimin e kualitetit ne Serie A. Nuk dihet ende nese do e pranonte nje destinacion ne Serie B.

I fundit eshte George Puscas, rumuni qe ka luajtur sezonin e shkuar ne Serie B dhe ku ka luajtur mire per hir te vertetes. Ai mund te perfundoje tek Palermo dhe Interi eshte ne bisedime me ta.

Nderkohe, nga skuadra zikalter mund te largohen edhe lojtare te tjere, por keta tre emra per momentin jane prioritet sepse nuk bejne pjese ne planet e Spallettit per sezonin e ardhshem, ne vecanti portugezi Joao Mario.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.