Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

557 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, ne prag te PSV ka nje lajm te mire nga infermieria

Gazzetta – Inter, ne prag te PSV ka nje lajm te mire nga infermieria
Inter Club Staff

Me sa duket, nga infermieria zikalter ka lajme te mira kete jave.

Pas rikthimit te Lautaro Martinez ne te grumbulluarit e skuadres ne ndeshjen ndaj Fiorentins dhe ndeshjes se tij si titullar ndaj Cagliarit, ne infermierine zikalter kishte mbetur vetem Sime Vrsaljko.

Kroati eshte i ndalur jashte fushave qe prej me shume se tre javesh tashme kur u demtua ne gju (ne te njejtin vend ku ka pasur probleme edhe ne te kaluaren) ne ndeshjen e Uefa Nations League, Spanje-Kroaci.

Por me sa duket per te dhe per Spallettin me ne fund ka lajme te mira.

Kete gje e tregon Gazzetta dello Sport qe ne numrin e saj te perditshem shkruan:

“Ne stervitjen e djeshme te zhvilluar ne Appiano Gentile, Sime Vrsaljko i cili ka ende disa probleme te vogla me gjurin e majte per nej demtim te vjeter te pesuar ne Boteror me ne fund ka punuar me grupin e titullareve dje.”

“Per mbrojtesin e djathte kroat – shkruan Gazzetta dello Sport – sot do te kuptohet me mire nese do te mund te grumbullohet per ndeshjen e se merkures apo per ate te se dieles ndaj SPAL.”

“Mundesite qe te jete ndaj SPAL jane me te larta se sa ato per te qene prezent ne Hollande por ende nuk ka siguri: ai mund te rikthehet ne dispozicion edhe me vone ndoshta, ndaj Milanit ne derbi. Por lajmi i mire eshte qe ai eshte rikthyer te stervitet me shoket ne fushe. Kishte disa jave qe nuk ndodhte kjo gje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.