Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

535 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, perseri dy mungesa te rendesishme ndaj Genoas diten e neserme

Gazzetta – Inter, perseri dy mungesa te rendesishme ndaj Genoas diten e neserme
Inter Club Staff

Icardi me siguri. Por ai qe ka munguar me te vertete kunder Lazios ka qene pa piken e dyshimit Lautaro Martinez, lojtar qe ne dy muajt e fundit ka treguar se mund te jete titullar pa probleme tek ky Inter. 

Por problemi u shtua akoma me shume me mungesen e Icardit qe nuk u grumbullua fare dhe me nje Keita Balde jashte forme sepse kishte shume kohe qe nuk luante futboll.

Per kete ka shkruar sot Gazzetta dello Sport e cila ka treguar se Interi qe do te luaje neser ndaj Genoas do te kete dy mungesa te tjera te rendesishme:

“E ardhmja e afert nuk eshte shume e bukur per Interin duke pare mungesat qe skuadra e Luciano Spallettit do te kete edhe ndaj Genoas neser ne transferte.”

“El Toro do te mungoje me siguri edhe pse po shpresohet qe ai te grumbullohet te pakten ndaj Atalantes te dielen ne darke, nje ndeshje kjo qe mund te jete shume e rendesishme per nje vend ne Champions duke qene se bergamasket jane afruar me Milanin.”

“Por rikthimi natyral i Lautaros do te duhet te ndodhte me Frosinonen ne 14 prill. Ashtu si per De Vrij, por Interi dhe stafi po tenton qe ta kete me perpara edhe duke rrezikuar dicka sepse ata jane shume te rendesishem per kete moment te skuadres zikalter.”

“Ne pritje qe te kuptohet episodi i radhes i ceshtjes Icardi, do i takoje perseri Keita Balde qe te luaje perseri si sulmues qendre edhe kunder Genoas. Me shume mundesi do te ndodhe keshtu edhe ndaj Atalantes.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.