Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

348 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Marotta po studion se ke lojtar ti kerkoje Barces ne kembim te Lautaros: 2 ide per Conten

Gazzetta – Marotta po studion se ke lojtar ti kerkoje Barces ne kembim te Lautaros: 2 ide per Conten
Inter Club Staff

Gazzetta dello Sport ka shkruar sot perseri per te ardhmen e Lautaro Martinez dhe hipotezat per sa i perket kesaj te ardhme. 

Sipas tyre, Interi po studion me shume kujdes emrat qe do te kerkoje nga Barcelona per te lene te lire argjentinasin.

Tashme dihet se Barcelona nuk e ka disponibilitetin ekonomik per ti paguar 111 milione eurot e kerkuara per klauzolen dhe ky mund te jete nje avantazh per Interin qe mund te kerkoje lojtare qe shkojne pertej kesaj shifre.

“Mbase zgjedhja me e mire do te ishte ajo qe Interi te vere duart tek nje nga diamantet e kanteres se Barcelones.”

“Ashtu si eshte Carles Alena, mesfushor i ditelindjes 1998 dhe qe eshte nje talent i paster i viteve te fundit ne katalonje.”

“Ai eshte nje regjizor alla-Pirlo dhe qe Interi e gjeti perballe ne humbjen fatale ne Champions League kete sezon: 18 gola ne 89 ndeshje me Barca B, 39 ndeshje dhe 3 gola me skuadren e pare dhe qe nga janari eshte ne huazim tek Betis Sevilla.”

“Do te ishte nje investim me te ardhme te siguruar ky. Nje ide tjeter mund te ishte Marc Cucurella, 21 vjec, lojtar i krahu te majte dhe qe ka shperthyer kete vit me Getafe.”

“Interi do e kishte perballe ne Europa League: nese do te rinise, do e shohe me sy te ndryshem kesaj radhe. Me syte e nje skuadre qe mund ta beje lojtarin e saj.”

Keto keshtu jane dy idete e Interit deri me tani. Nderkohe, zikalterit nuk jane te interesuar per te futur ne nje marreveshje te tille lojtare te vjeter si Vidal apo Rakitic.

Per Vidal, nese do diskutohet, do te diskutohet per nje operacion te ndryshem nga ky.

Ne ditet e kaluara eshte folur per nje shume rreth 10 milione euro qe mund te kenaqe Barcelonen por nje vendim final nga Interi per interesimin ne drejtim te tij nuk eshte marre.

Ka shume gjera per tu marre parasysh ne kete histori: jane kostot, rroga e lojtarit, mosha e tij dhe vlera teknike qe mund ti shtoje skuadres.

Gjithesesi do te kete kohe per Vidal. Per momentin Interi eshte ne nje kohe reflektimi te thelle se cfare do te beje me Lautaron dhe per emrat qe mund te kerkoje ne kembim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.