Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | February 25, 2020

Scroll to top

Top

287 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta dello Sport: “Inter punon ne heshtje per rinovimin e Icardit”

Gazzetta dello Sport: “Inter punon ne heshtje per rinovimin e Icardit”
Andi Keci

Jo vetem Real, Man United dhe Psg por edhe gjermanet e Bayern mund te bejne perpara per Icardin ne rast te ndonje shitje te Lewandowski.

Mauro Icardi vazhdon te punoje per te qene ne 100% te formes se tij per derbyn e se dieles. Argjentinasi ne ndeshjen kunder Beneventos ishte gati per tu futur ne fushe por me pas zikalterit zhbllokuan takimin dhe Spalleti vendosi te mos rrezikonte duke e aktivizuar argjentinasin. Te dielen Icardi do te jete ne ndjekje te golit te 100 ne Serie A per te ndihmuar Interin ne rrugen drejt kualifikimit per Championsin e sezonit te ardhshem.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio te shtunen para ndeshjes e ka shpjeguar sakte menyren si po punon skuadra pra: “ne qetesi”. Sigurisht qe deklaratat e Wanda Nara, agjentes dhe gruas se Icardit, nuk jane pelqyer shume nga klubi dhe keshtu per momentin nuk eshte vendosur akoma asnje takim per rinovimin e kontrates qe skadon ne 2021 dhe ndryshimin e klauzoles per skuadrat jashte italise prej 110 milione euro. Klubi zikalter mendon qe kete klauzole ta rrise deri ne 200 milione euro, gje kjo qe do te sillte dhe nje rritje rroge per argjentinasin. Icardi aktualisht perfiton rreth 5 milione euro dhe kerkesa e tij shkon rreth 7,5 milione euro ne sezon.

“Ne kete situate te qete priten dhe zhvillime nga jashte italise. Real Madrid, Psg dhe Manchester United mund te jene skuadrat me shume te interesuara per sherbimet e Icardi, per te mos i larguar syte dhe nga Bayern e cila ne rast te nje shitje te Lewandowski mund ti hedhe syte nga Icardi dhe pse familja e argjentinasit nuk e pelqen shume si destinacion Gjermanine. Sa i perket Real Madrid, spanjollet duhet se pari te gjejne nje vend per Karim Benzema e me pas per tu hedhur ne sulm per Icardin, ndersa Psg te beje te njejten gje me Edinson Cavanin. Me Mauro Icardin qe nuk merzitet kurre ne pritje te rikthimit ne fushe dhe takimit per rinovimin e kontrates, populli zikalter shpreson ne nje paraqitje te mire te tij te dielen ne mbremje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.