Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

861 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter-Rafinha, neser ne 23:59 skadon e drejta e blerjes: Inter ka marre nje vendim!

Gazzetta – Inter-Rafinha, neser ne 23:59 skadon e drejta e blerjes: Inter ka marre nje vendim!
Inter Club Staff

Rruget e Rafinhas dhe Interit do te ndahen neser ne mesnate zyrtarisht. 

Ora 23:59 diten e neserme do te shenoje edhe perfundimin e te drejtes se blerjes per Interin e cila ishte vendosur 35 milione plus 3 bonuse ne muajin janar kur ai u huazua.

Kjo eshte nje shifer – ashtu si thote Gazzetta dello Sport – qe Interi i ka bere me dije Barcelones se nuk do ta paguaje por duke i komunikuar blaugranave qe cdo diskutim do e shtyjne per ne muajin korrik.

Ne kontaktet ndermjet paleve, Piero Ausilio i ka thene Barcelones gjithashtu se deshira eshte per ta mbajtur brazilianin ne Milano duke pare edhe deshiren e tij te madhe per te qendruar.

Interi do te luaje ne Champions vitin qe vjen d he Rafinha eshte nje njeri thelbesor per Spallettin me gjithcka cfare ka treguar ne gjashte muajt e tij si zikalter.

Gjithesesi, klubi zikalter ka marre nje vendim si dhe strategjine qe do te ndjeke per te arritur tek lojtari: do i ofrohet Barcelones nje huazim per dy vite me detyrim blerje per te shmangur qe ai te futet ne bilancin e vitit te ardhshem.

Do te jete nje huazim me pagese natyrisht. Po e perditshmja italiane vazhdon dhe tregon se:

“Barcelona nga ana e saj – shkruan Gazzetta – ja njeh Interit vleren qe riktheu Rafinhen ne nje lojtar te mire perseri duke i dhene minuta dhe besim, por do ja beje te qarte Interit se per ta braziliani eshte nje produkt dhe nuk do ta falin, por kerkesa per cmimin e blerjes do te jete e larte.”

“Do te jete nje loje diplomatike nga palet dhe shume do te varet edhe nga forca e presionit te lojtarit dhe babait menaxher Mazinho tek Barcelona.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.