Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

739 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, Spalletti ndryshon menyren e stervitjes: lojtaret nuk jane te kenaqur sepse…

Gazzetta – Inter, Spalletti ndryshon menyren e stervitjes: lojtaret nuk jane te kenaqur sepse…
Inter Club Staff

Turi i forces per Interin fillon te shtunen ne oren 15:00 ne Meazza kunder Parmes dhe mbyllet te dielen me 7 tetor ne oren 20:30 ne shtepine e Spal ku do te luhet java e 8 e Serie A.

Me pas do te vije ndalesa e radhes per kombetaret. Prandaj per keto ndeshje do te duhen muskuj te fresket dhe mendje e kthjelluar.

Pikerisht per kete motiv Spalletti ka ndryshuar llojin e stervitjes dhe pergatitjes per lojtaret e tij duke pare kalendarin e kampionatit dhe Champions League.

Stafi i Spalletti do te vazhdoje te punoje shume me punen e personalizuar per lojtaret, ne fushe dhe ne palester mbi cdo lojtar: ne kete menyre evitohen punet me mbingarkese dhe nuk rrezikohen lojtaret.

Deri me tani Nainggolan dhe shoket jane stervitur vetem njehere ne dite dhe nje stervitje e dyfishte ndodh vetem njehere ne jave.

Ka kohe qe “dy seancat stervitore tradicionale” ne appiano nuk behen me.

Sipas asaj qe tregon edhe Gazzetta dello Sport, Spalletti ka vendosur te ndryshoje menyren e stervitjes qe tani e prapa:

Do te kete me shume pune pa top dhe me shume pune taktike per lojtaret.

Studimi i kundershtareve eshte thelbesor per teknikun e Interit. Pastaj fakti qe Interi do te jete ne fushe cdo tre dite i heq lojtareve mundesine per dite te lira dhe shume prej tyre do te kalojne shume kohe ne fushe me njeri-tjetrin.

Ne ditet pas ndeshjeve do te kete program te njejte: stervitje e lehte dhe pune normale per ata qe nuk kane luajtur.

Do te kete nje program te personalizuar edhe per lojtaret qe mund te perdoren vetem ne kampionat: Joao Mario, Gagliardini dhe Dalbert te cilet jane perjashtuar nga lista e Champions te cilet nuk do te grumbullohen ne transfertat europiane por do te jene ne Appiano per te punuar.

Gjithesesi ky ndryshim i stervitjes nga ana e Spallettit me shume pune taktike dhe me pak stervitje me topin (per te mos i ngarkuar lojtaret) nuk eshte se i ka pelqyer shume futbollisteve zikalter.

Por tashme dihet qe futbollistet nuk eshte se i dashurojne ushtrimet pa top apo seancat taktike dhe te gjithe duan qe te sterviten sa me shume me top.

Gjithesesi Spalletti po mendon per rrezikun e demtimeve dhe nuk deshiron te ngarkoje shume muskujt duke pare se ne nje muaj do te kete nje mal me ndeshje.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.