Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 25, 2021

Scroll to top

Top

277 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter therret me urgjence 7 lojtaret e saj qe jane larguar nga Milano

Gazzetta – Inter therret me urgjence 7 lojtaret e saj qe jane larguar nga Milano
Inter Club Staff

Interi ka therritur me urgjence ne baze 7 lojtaret e saj qe jane larguar nga Italia per shkak te ndalimit te kampionatit per shkak te emergjences se pandemise. 

Ata ishin larguar ne drejtim te familjareve te tyre ne shtetet respektive por me sa duket tashme ka ardhur koha qe te rikthehen ne shtepine e tyre zikalter.

Pse ky vendim dhe pse i gjithe ky nxitim per rikthimin e tyre ne Milano?

Shume e thjeshte: Interi deshiron qe te pergatise terrenin per rifillimin e stervitjeve qe pritet te ndodhe shume shpejt.

Keshtu, gjate javes, disa dite perpara pashkeve, ne Milano pritet te rikthehen Marcelo Brozovic, Samir Handanovic, Romelu Lukaku, Christian Eriksen, Ashley Young, Moses dhe Diego Godin.

Ky i fundit ka pak dite qe ka shkuar ne Uruguay dhe mund te rikthehet i fundit nga lojtaret e larguar.

Per sa i perket te tjereve, ata nuk jane me shume se disa ore larg Milanos: Zagreb, Lubiane, Bruksel, Kopenhagen dhe Londer.

Sapo te rikthehen ne Itali, lojtaret do te duhet te qendrojne dy jave ne izolim total ne shtepi, rregull ky qe parashikohet per te gjithe personat qe kthehen nga nje shtet tjeter ne Itali.

Kete gje e ka shkruar kete mengjes Gazzetta dello Sport. Me sa duket te gjithe po shkojne drejt idese se rifillimit te kampionatit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.