Gazzetta – Inter, ultimatum Chelseat per Guarin.
Me shume kalojne ditet dhe me shume rriten mundesite qe Guarin te qendroje zikalter.
Chelsea, nga ana e saj, nuk po ben asgje per te nxituar tratativen, dhe duket se interesimi i Bluve po zbehet pak nga pak. Me tratativen jane te lidhur nje seri problemesh, mes te cilave, problemi kryesor duket ai me pagen e lojtarit. Per momentin, Guarin merr 2,4 milion euro; por Chelseat i ka bere kerkesen per 4 milion. Por nga ana tjeter, Interi duhet te gjeje nje zevendesues. Per kete arsye, sipas Gazzetta dello Sport, zikalterit kane vendosur nje dead-line per operacionin, daten 14 janar, dita pas Inter-Chievo, te cilen Guarin nuk do e luaje sepse eshte i skualifikuar. Nese nuk ndodh asgje deri ne 14 janar, Guarin do te qendroje me siguri ku eshte dhe ne loje do te futet emri i Ranocchias.