Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,369 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi ndaj PSV e tregoi se eshte e denje per Champions: ja dy sinjalet qe e konfirmojne

Gazzetta – Interi ndaj PSV e tregoi se eshte e denje per Champions: ja dy sinjalet qe e konfirmojne
Inter Club Staff

Nuk ka dominuar Italine ne vitet e fundit dhe duhet te lodhet ende per te marre perseri titullin si nje nga skuadrat me te forta ne Europe, por ajo dje ndaj PSV ne Eindhoven ka qene nje fitore prej skuadre te madhe per Interin e Luciano Spallettit. 

Zikalterit kane hedhur zyrtarisht kandidaturen e rolit ‘outsider’ ne kete Champions League.

Kete gje e thote Gazzetta dello Sport e cila me pas shpjegon:

“Nuk eshte nje skuader qe ka vite e vite eksperience ne Champions me ndeshje europiane te cilat e kane fortifikuar, por kjo skuader dje dha nje sinjal te forte e te rendesishem.”

“Pasi pesoi, arriti te ringrihej dhe te permbyste rezultatin duke e kaluar edhe momentin e veshtire.”

Image may contain: 3 people, people smiling

“Interi arriti te perfitonte gjithashtu edhe nga renia teknike dhe fizike e hollandezeve pas golit te barazimit dhe te fitonte edhe ndeshjen. Dy here arriten te shenonin zikalterit dhe te perfitonin.”

“Njehere ne pjesen e pare me nje gol fuqie nga Radja Nainggolan dhe me pas ne pjese ne dyte me Icardin qe u favorizua edhe nga dalja e keqe e portierit por edhe ai me force ja doli te shenoje.”

“Mund te diskutohet sot per milimetrat e argjentinasit ne te dy aksionet, por qe me sy te lire nuk mund te arrish ti dallosh sakte (po duhej VAR), por kjo nuk eshte nje alibi se pse PSV u dorezua.”

“Nje tjeter ankim i hollandezeve ishte e verdha ndaj Handanovic por qe ishte i drejte ngjyra e kartonit dhe arbitri Mazic e gjykoi si rast jo te paster goli duke pare edhe pozicionin e mbrojtesave.”

“Por Interi dje e tregoi ne dy momente qe eshte rikthyer ne te qenit nje skuader e madhe dhe prej Champions: tek te dy rastet e golit. Shikoni me kujdes. Zikalterit arriten ti shenonin ato dy gola me force dhe kthyen dy topa te diskutueshem ne dy gola.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.