Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,217 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi eshte cmendur totalisht ne merkato: dy sulme paralele per dy lojtare te tjere

Gazzetta – Interi eshte cmendur totalisht ne merkato: dy sulme paralele per dy lojtare te tjere
Inter Club Staff

Interi literalisht eshte cmendur ne merkato kete vere.

Pas disa viteve mungese, mjaftoi qe Interi te rikthej ne Champions League qe te shikohej klubi zikalter kaq aktive ne vere.

Pas De Vrij, Lautaro Martinez, Asamoah dhe Nainggolan, Suning po mendon qe te kompletoje skuadren me nje ose dy mesfushore te tjere, nje mbrojtes krahu te djathte dhe nje sulmues krahu qe gjuan me te majten. Por natyrisht qe me pare do te behen edhe disa shitje.

Ajo qe nenvizon sot Gazzetta dello Sport, eshte sulmi per William Carvalho, qe po largohet me parameter zero nga Sporting Lisbona. Portugezi eshte alternativa e pare e Mousa Dembele i Tottenham dhe mund te behet i preferuari nese kostot e belgut jane te larta.

Por nuk perjashtohet as fakti qe mund te vijne te dy (por me pare duhet te shitet nje mesfushor qe eshte aktualisht ne skuader).

Mbi Carvalhon, e perditshmja italiane shpjegon: “Ne rast se ai do te zgjidhe kontraten me Sporting, per te do te hapej nje ankand i vertete europian. Por Interi eshte gati qe te levize me shpejtesi dhe ta mbylle me shpejt se te tjerat sic ka bere me De Vrij. Si do e arrije kete? Duke shkuar per te negociuar direkt me Sporting dhe duke e nisur garen nga nje pozicion i avantazhuar.”

“Per ta kuptuar me mire: Interi do i thote Sportingut, nuk deshiron ta humbesh me parameter zero? Atehere prano kushtet tona. Ne janar erdhi ne Lisbone nje oferte 45 milione euro per lojtarin, por ai e refuzoi. Por te mos harrojme qe ne pankinen e Sportingut ka ardhur njeri si Sinisa Mihajkovic. Ky eshte nje detaj per te mos u nenvleresuar: me teknikun mund te gjendet edhe nje marreveshje per te futur ne tratative lojtare aktual te Interi sic eshte ai i Eder me te cilin serbi ka nje lidhje te forte miqesore qe prej kohes se Sampdorias.”

“Por ka edhe lojtare te tjere: emrat jane ato te Karamoh dhe Biabiany (i pelqen edhe Parmes) e te mos harrojme edhe Nagatomon qe eshte afer Galatasaray per hir te vertetes. Por te gjitha keto sa per te theksuar se Ausilio ka mjaft lojtare qe mund te ofroje ne kembim. Dy lojtare te tjere qe Interi i ndjek me kujdes te Sporting jane Gelson Martins dhe Bruno Fernandes, edhe keta mund te largohen me parameter 0 nese e fitojne ceshtjen gjyqesore ndaj skuadres se tyre.”

Tani le te kalojme pak te sulmi. Aty Interi po shtyn me shpejtesi per te mbyllur me Bordeaux per Malcom. Konfirmohet deshira e hekurt e Interit per te siguruar sulmuesin brazilian dhe pikerisht djaloshi eshte gati te perfshihet vete ne tratative dhe te ndihmoje Interin.

“Sipas disa zerave, ai mund te vije ne Milano qe javen e ardhshme bashke me agjentin e tij. Skenari per momentin nuk ka ndonje konfirmim dhe eshte vetem ne formen e thashethemit.”

“Eshte me e thjeshte qe dy klubet te takohen: Ausilio eshte gati te ofroje nje huazim me te drejte blerje por pagesa e huazimit te jete shume e larte: diku tek 5-7 milione euro dhe nje te drejte blerje diku tek 33-35 milione euro. Bordeaux po tenton ta shese menjehere pa huazim. Eshte ceshtje kohe mendon Interi qe Bordeaux te dorezohet perballe ofertes zikalter. Gjithesesi, nje Inter si ky i kesaj merkatoje, kishim kohe pa e pare” – e mbyll shkrimin e saj Gazzetta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.