Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

496 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi eshte sheruar nga semundja me e eger e viteve te fundit fale Contes

Gazzetta – Interi eshte sheruar nga semundja me e eger e viteve te fundit fale Contes
Inter Club Staff

Edicioni i perditshem i Gazzetta dello Sport ka analizuar nisjen e kampionatit dhe ka parashikuar qe tre vendet e para kete vit do te ndahen ndermjet Interit, Juventusit dhe Napolit, por me skuadren torineze favorite.

“Ndjesia e perbashket eshte se kesaj radhe nuk do te jete shume e thjeshte per Juventusin dhe nuk do te jete me kaq e vecuar perpara nga te tjerat.”

“Konkurentet jane perforcuar ndjeshem. Pastaj Juventusi si skuader duhet te mesohet me tranjerin e ri, me levizje te reja, me skema te reja. Ka kohe per ta qe te behen perfekt.”

“Por e njejta gje vlen edhe per Interin, qe po tenton te mos beje asnje hap fals me Conten dhe te mesoje gjithcka cfare ai tregon.”

“Ne kete moment tranjeri qe do me shume kohe nga te gjithe eshte Sarri sepse Ancelotti ka nje sezon dhe Interi duket pak me afer ideve te Contes.”

“Nese Napoli do te fitoje ne ndeshjen e dyte ndaj Juventusit ne stadiumin e ketyre te fundit do te ishte nje goditje e forte ndaj moralit te Juventusit.”

“Por lajmi qendron tek Interi: zikalterit jane sheruar nga semundja me e eger qe kane pasur keto sezonet e fundit: shpirti i frikesuar. Interi nuk mund te frikesohet me kurre nga nje kundershtar. Nuk duket e parregullt dhe gati te beje cmendurira (per keq). Duket e sakte, solide dhe e organizuar: fiks sic e do Conte.”

“Ndeshja me Empolin sezonin e shkuar eshte nje kujtim i larget dhe nuk pritet te perseritet me per aq kohe sa Antonio do te jete ne Milano. Ajo semundje i takon totalisht te shkuares.”

“Juventusi eshte favorite vetem per numrin e larte te lojtareve ne skuader dhe per faktin qe jane kampione ne fuqi, por Interi dhe Napoli nuk duken aspak prapa. Do te jete nje Serie A shume e bukur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.