Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,627 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi i cmendur ne merkato: Piero Ausilio ka ne dore nje goditje tjeter!

Gazzetta – Interi i cmendur ne merkato: Piero Ausilio ka ne dore nje goditje tjeter!
Inter Club Staff

Interi po ben goditjet kete merkato nje e nga nje dhe jo me shume zhurme. Pasi ne keto ore eshte mbyllur per M’Vila, zikalterit kane ne dore nje goditje tjeter ne merkato dhe emri eshte ai i Roberto Pereyra, mesfushori qe i pelqen aq shume Walter Mazzarrit. Operacioni mund te mbyllet me formulen e huazimit dy vjecar me detyrim blerjeje ne shumen 15 milion euro pas dy vitesh. Pereyra mund te jete nje lojtar shume i rendesishem per skuadren me cilesite e tij dhe punen qe ben ne fushe. Po le ti marim gjerat me radhe sipas asaj qe ka shkruar Gazzetta dello Sport:

Pasi erdhi Vidic qe ne diten e pare e me pas Dodo. Pasi kane ne dore M’Vila dhe eshte ceshtje oresh zyrtarizimi i kalimit te tij dhe Medel ka tashme nje marveshje me zikalterit, tashme Interi eshte hedhur ne sulm per futbollistin e Udineses. Ndoshta nuk jane emra te medhenj, por e kane potencialin te gjithe per tu bere lojtare te rendesishem te Interit te ri. Kater goditje qe kane ndezur fantazite e tifozeve zikalter dhe qe Pereyren do e prisnin me krahe hapur.

Pereyra ka terhequr vemendjen e klubeve me te medhenj te Kampionatit Italian me paraqitjet e tij te shkelqyera dhe kerkohet me ngulm edhe nga Roma dhe Juventus mbi te gjitha. Por qe nga sot eshte edhe Interi ne liste dhe klubi i Thohir shikon te dhena te rendesishme tek 23 vjecari i cili mund te beje pa problem edhe lojtarin e krahut ne sulm sebashku me Icardin ne qender dhe Palacio ne te majten.

Argjentinasi ka nje teknike mjaft te madhe personale, luan me kemben e majte dhe perdor mjaft mire edhe kemben e majte. Eshte i pa parashikueshem dhe efikas, ka kualitete dhe vrapon shume. Nen drejtimin e Guidolin ka mesuar qe te sakrifikoje shume per skuadren. Pereyra – edhe pse shume i ri – ka te githa te dhenat qe te behet nje lojtar i madh, dhe per kete motiv ndoshta do te ishte mire te blihej tani perpara se cmimi i tij te shkoje ne qiell.

Interi po provon ne keto momente dhe eshte klubi qe eshte me prane blerjes se lojtarit. Udinese nuk kerkon pak sic e tham edhe me lart: 15 milione euro eshte cmimi. Por Ausilio nuk terhiqet pas dhe propozon nje huazim dy vjecar me detyrim blerjeje ne 2016. Mund te mbyllet vertete. Pozitivisht po flasim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.