Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,264 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

MAURO ICARDI HEDH NE GJYQ INTERIN: JA DETAJET! KERKON 1,5 MILIONE EURO DHE INTEGRIM TE MENJEHERESHEM!

MAURO ICARDI HEDH NE GJYQ INTERIN: JA DETAJET! KERKON 1,5 MILIONE EURO DHE INTEGRIM TE MENJEHERESHEM!
Inter Club Staff

Sapo Gazzetta dello Sport lajmeroi se Interi dhe Beppe Marotta kane gjetur nje aleat te ri ne shitjen e Icardit, vjen lajmi qe nuk pritej. 

Gazzetta shkruajti perpara rreth nje ore se Wanda Nara po punonte per te bindur Icardin te largohet, por me sa duket nuk ka qene aspak keshtu.

Sipas asaj qe lajmeron ne keto minuta Gazzetta dello Sport, Mauro Icardi sapo ka paditur Interin ne gjykate dhe ka kerkuar nga klubi zikalter nje shume parash dhe integrimin e tij.

“E papritur, e padegjuar dhe totalisht agresive: kjo eshte gjetja me e fundit e Mauro Icardit qe ka menduar keshtu te hedhe ne gjyq skuadren e tij.”

“Icardi ka vene ne pune avokatet e tij qe kane kerkuar ne gjykate nje demshperblim te majme prej 1,5 milione eurosh per prishje imazhi si dhe nje ri-integrim te menjehershem ne skuader.”

“Madje ai ka shkuar edhe me tej dhe ka permendur se nese nuk do te ri-integrohet, shuma e demshperblimit do te kerkohet edhe me e madhe.”

“Mauro Icardi dhe Interi tashme mund te themi pa frike se jane ne nje lufte te hapur dhe Interi gjendet ne nje situate teper delikate edhe pse mungojne vetem pak ore nga perfundimi i merkatos.”

Lexon kete lajm te Gazzetta dello Sport dhe e kupton se sa te verteta kane qene deklaratat e Icardit “Per Interin, me Interin, tek Interi.”.

Nje padi e turpshme nga nje ish-kapiten qe tashme ka humbur skuadren qe e beri nje lojtar te afirmuar, ka humbur shumicen e tifozerise qe e deshen, ka humbur shiritin, ka humbur mbeshtetjen e drejtuesve dhe mbi te gjitha, ka humbur mendjen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.