Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

548 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi ka nje nga dyshet me te forta ne Europe: askush nuk mund ta mohoje dot

Gazzetta – Interi ka nje nga dyshet me te forta ne Europe: askush nuk mund ta mohoje dot
Inter Club Staff

Stefan De Vrij dhe Milan Skriniar po ngjisin me te vertete me shpejtesine e drites shkallet drejt kurorezimit si nje nga dyshet me te forta te mbrojtjes ne Europe dhe Bote. 

Por tani do te vije per ta crash-test me Gonzalo Higuain e per kete flet sot Gazzetta dello Sport:

“Kush ka dyshime per kete dyshe, nuk i ka per shkak te cilesive te tyre qe jane te padiskutueshme por vetem per shkak se te dy ata luajne me te djathten (kemben), dhe kane nje stature fizike te ngjashme – nenvizon Gazzetta dello Sport -.”

“Por gjithesesi Skriniar luan me shume me vjedhjen e kohes se mbrojtesit ndersa De Vrij eshte me shume taktik dhe me i lire ne fushe: ata te dy vetem mund te plotesojne njeri-tjetrin e mund te bashkejetojne pa problem.”

“Natyrisht qe ndaj Milanit kane edhe nje detyre tjeter: te ndihmojne Icardin qe te fitoje duelin e bomberave argjentinas.”

“Hera e fundit qe Pipita eshte prezantuar ne Meazza ka shenuar golin e kampionatit: Inter-Juve, minuta e 89, 120 sekonda pas autogolit te Skriniar pas gjuajtjes se Cuadrados.”

“Ne goditjen e Dybala, sllovaku nuk e markonte ne menyre te drejteperdrejte Gonzalon qe leviz me shpejtesi drejt shtylles se pare.”

“Ajo humbje ne ate kohe kompromentoi rrugen e Interit qe desh e pa veten jashte Champions League. Nderkohe nje here tjeter kur De Vrij ka qene perballe Higuain dhe ndeshja ka qene decizive ka qene sezoni 2014-15, kur Lazio sihte perballe Napolit dhe rezultati shkoi 2-0. Higuain humbi penalltine decizive qe kthente rezultatin ne 3-2 per Napolin. Ne ate kohe perfundoi 4-2 per Lazion dhe De Vrij doli duke festuar nga fusha.”

Pak a shume, Skriniar-De Vrij dhe Higuain jane 1-1 deri me tani. Ndeshja e radhes eshte te dielen.

Por nese themi dicka me siguri, eshte ajo qe Interi ne kontigjentin e saj ka dy mbrojtes qe do te benin mbrojtesin titullar ne cdo skuader te madhe Europiane pa problem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.