Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,095 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi kemben tek gazi: Depay objektivi kryesor. Ja kush largohet per ti bere vend!

Gazzetta – Interi kemben tek gazi: Depay objektivi kryesor. Ja kush largohet per ti bere vend!
Inter Club Staff

Sulm i vendosur i Interit per Memphis Depay. 

Sulmuesi hollandez ka nje kontrate me Lyon deri ne vitin 2021 dhe vjen nga nje sezoni i madh me 22 gola ne 51 ndeshje te luajtura.

“Eshte sezoni i tij i mrekullueshem ai qe ka ndezur interesin e madh  te Interit qe e ka pelqyer lojtarin prej kohesh dhe e ka ndjekur vit pas viti”, siguron Gazzetta dello Sport.

“Depay nuk do te largohet ne huazim me te drejte blerje – shpjegon e perditshmja italiane -.”

“Lojtari eshte nje titullar fiks tek Lyon. Per kete motiv do te jete nje transferim me blerje te menjehershme, mbase duke futur ne kontrate disa bonuse te kapshme qe kane te bejne me Champions Leaguen, kupe te cilen Interi u kualifikua vetem disa dite me pare.”

“Te ardhurat e Interit jane ne rritje, por kjo nuk do te thote qe zikalterit kane shpetuar nga Fair Play Financiar dhe rregullat e saj duhen ndjekur per te mos pasur fundin e Milanit.”

Hollandezi ne kete moment perfiton 4,2 milione euro ne sezon (eshte me i paguari sebashku me Mariano Diaz). Depay ne merkato aktualisht ka nje cmim prej 30 milione eurosh, por duke futur disa bonuse sic e cekem edhe me lart, Interi mund te arrije te ule shifren qe do te paguhet ne momentin e pare.

Zikalterit kane nje avantazh ndaj Milanit, duke pare problemet e medha te skuadres se dyte te Milanosdhe mungesen e tyre ne Champions. Milani nuk ka me hijeshine e dikurshme dhe Interi ofron me shume ne spektrin Europian per lojtarin.

Nderkohe, Gazzetta dello Sport kujton edhe alternativat qe jane te zakonshmit: Verdi, Politano dhe Berardi.

Nese Depay do te vije, duke pare edhe rritjen e vazhdueshme te Karamoh, dy personat qe rrezikojne me shume te largohen nga Interi dhe te shiten nga klubi jane Ivan Perisic dhe Antonio Candreven, me kete te fundit qe shanset e largimit i ka me te larta.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.