Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi ngre oferten dhe Juve ul kerkesen: Isla nje hap larg…

Gazzetta – Interi ngre oferten dhe Juve ul kerkesen: Isla nje hap larg…
Xhorxh Gellci

Me ne fund! Mund te jete me vertet ceshtje oresh kalimi i Isla nga Juventus tek Inter. Ne keto dite kileni po stervitet nen urdhrat e Conte, por eshte e thjeshte te besohet qe brenda disa ditesh mund te spostohet me 400km, sepse aq i ndajne vendet e pregatitjeve te dy skuadrave, dhe te vendoset nen urdhrat e Mazzarrit. Presidenti zikalter, dje ne Pinzolo nuk ka treguar shume: “Isla? Do te shohim”, por ne fakt, sipas Gazzetta dello Sport, e ka siguruar teknikun  e tij qe marreveshja eshte pothuajse e mbyllur, dhe brenda 48 oresh Isla do te vishet zikalter.

Parashikohet nje takim deciziv, ndoshta diten e sotme, mes dy shoqerive, por ndjesia eshte qe palet jane shume afer. Morali: nese Juventus ben nje hap mbrapa dhe zikalterit nje hap perpara, marreveshja do te mbyllet dhe Isla do te behet nje lojtar ne bashkepronesi te Inter dhe Udinese. Permbledhjet e episodeve te meparshme tregojne qe pikenisja e Juventusit ishte 7,5 milion. ndersa oferta e Interit 5.5 milion, por eshte rriturne 6 dhe pastaj ne 6.5, edhe per shkak te uljes te pages nga ana e Isla. Nese dy klubet do te takohen tek 7 milion, Mazzarri do te kete lojtarin aq te deshiruar per krahun e djathte.

Gjithsesi, Interi i mban te hapura pistat alternative qe ishin krijuar, por eshte e lehte te besosh qe me arritjen e marreveshjes per Isla, te gjitha pistat e tjera do te binin, Janmaat dhe Van der Wiel, per shembull. Ne fund, jo me pak e rendesishme eshte vendimi i Islas: Mauricio deshiron zikalterit dhe ne kete pike eshte i gatshem te ule pagen deri ne 800.000 euro.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags