Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 29, 2020

Scroll to top

Top

529 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi po punon fort per te mbajtur Cancelon: ja plani i zikalterve

Gazzetta – Interi po punon fort per te mbajtur Cancelon: ja plani i zikalterve
Inter Club Staff

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi po vlereson qe te beje nje super oferte per rrogen e Joao Cancelo ne menyre qe te mbaje ate ne Milano. 

Ideja apo plani zikalter eshte i qarte: ti dyfishohet rroga dhe te largohet cdo tundim britanik.

“Klubi i rruges Vittorio Emanuele ka kohe deri me 31 maj per te perdorur te drejten e blerjes se rene dakort me Valencian per 35 milione euro – lexohet ne faqet e Gazzetta dello Sport -.”

“Ne vere marreveshja ishte arritur duke derguar francezin Geoffrey Kondogbia ne Valencia: edhe ai ne huazim tek spanjollet te cilet mund ta blejne per 25 milione euro, me nje klauzole ne favor te Interit qe zikalterit do te perfitojne edhe 25% te shitjes se tij ne te ardhmen nga Valencia.”

“Duket se ka nje lidhje ndermjet dy operacionet por eshte per tu pare nese te dy klubet mendojne keshtu.”

“Nese Kondogbia e ka thene disa here qe deshiron te qendroje ne La Liga, mbrojtesi portugez ka qene me i kursyer ne fjalet e tij.”

“Nga ana tjeter, agjenti i tij Jorge Mendes ka marre disa interesime te rendesishme nga Premier League, por nuk nenvlereson aspak opsionin e konfirmimit tek Interi.”

Piero Ausilio po punon qe ta mbylle sa me shpejt kete ceshtje: propozimi interist eshte qe te kalohet nga 1,2 milionet aktual te rroges ne nje shifer te dyfishuar, pra rreth 3 milione euro (bashke me bonuse te perfshira).

Paralelisht me Valencian do te tentohet te rimodelohet marreveshja: “Eshte e perjashtuar qe Interi te shpenzoje 35 milione euro te thata. Strategjia e Interit eshte qe ti propozoje Valencias nje huazim te ri, mbase dy vjecar me detyrim blerje”, sugjeron e perditshmja italiane.

Hapi i pare eshte te bindet Cancelo te qendroje ne Milano dhe per kete ka shume optimizem. Me pas do te flitet me Valencian.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.