Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi, problemi i pare per ty eshte kalendari. Ndeshjet e Champions do te luhen pikerisht perpara ndeshjeve te medha!

Gazzetta – Interi, problemi i pare per ty eshte kalendari. Ndeshjet e Champions do te luhen pikerisht perpara ndeshjeve te medha!
Inter Club Staff

Nderkohe qe jemi ne mesin e merkatos, Gazzetta dello Sport i ka kushtuar nje shkrim edhe kalendarit te Interit dhe te Juventusit ne Serie A te ketij sezoni.

Kujtojme se kalendari i ri u hodh perpara dy diteve dhe pa Interin ne ndeshje ne pare perballe Lecces ne Meazza.

Nderkohe, ky ka qene shkrimi i Gazzetta dello Sport per kete ceshtje:

“Cdo gje shpejt, pa pritur fare: direkt Juventus-Napoli dhe Lazio-Roma qe ne javen e dyte. Nje Milan-Inter ne javen e katert. Inter-Juve ne javen e shtate.”

“Kater nga ndeshjet me te pritura te Serie A 2019-2020 do te luhen brenda dates gjashte tetor ku mbase do te krijojme edhe nje ide te skuadrave qe do te kene pretendime reale per titull apo per zonat europiane.”

“Asgje perfundimtare normalisht, por nje tendence do te jete krijuar. Do te duhet te presim fazen e dyte per te pare Maurizio Sarrin ne San Paolo apo Antonio Conten ne Juventus Stadium.”

“Gjithesesi impakti do te jete shume i forte dhe do te kete jo pak reagime nga tifozet e te dyja paleve. Do te jete nje nisje e forte kjo, sepse tranjeret e rinj do te duhet te aplikojne sa me shpejt idete e tyre ne skaudrat perkatese.”

“Frika eshte qe Juventusi dhe Interi te arrijne pa pike te plota ne ndeshjet e para te medha. Sarri do te kete veshtiresi te madha ndaj nje Napoli ekstra te motivuar dhe Conte do te kete derbin dhe Juventusin shume shpejt.”

“Ky kalendar mund te jete edhe nje shans i mire qe skuadrat ti japin gaz planeve te merkatos dhe te bejne sa me shpejt blerjet qe nevojiten.”

“Por Interi gjithesesi ne tre ndeshjet e para do te kete nje hyrje te lehte: Lecce, Cagliari dhe Udinese ndersa me pas do te hyje ne centrifuge: Milan dhe Lazio rresht ne te katerten dhe te pesten e me pas Juventusi ne te shtaten.”

“Ndersa dy ndeshjet e para ne Champions te zikalterve do te luhen perpara ndeshjeve ndaj Milanit dhe Juventusit. Jo dicka e lehte kjo.”

“Kushedi cfare po mendon Conte pas kalendarit per sulmin e tij te pa kompletuar e qe duhet te kompletohet sa me shpejt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.