Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

640 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi sapo ka refuzuar nje oferte per Lautaro Martinez: ja detajet! Behej fjale per…

Gazzetta – Interi sapo ka refuzuar nje oferte per Lautaro Martinez: ja detajet! Behej fjale per…
Inter Club Staff

Sot do te kete nje shans te ri per Lautaro Martinez qe me te gjitha gjasat do te luaje nga minuta e pare ne qender te sulmit. 

Kunder Frosinones keshtu Spalletti do i jape nje turn pushim Icardit dhe do te hedhe nga minuta e pare ish-lojtarin e Racing qe ka qene titullar edhe dy jave me pare ndaj Genoas.

Nderkohe, Gazzetta vazhdon edhe me tej dhe shkruan se Interi sapo ka refuzuar nje oferte te ardhur ne drejtim te tij:

“Ne Argjentine, shume te cuditur per mungesen e minutave per Lautaron kane levizur me shpejtesi dhe ka bere nje oferte te kenaqshme per ta rikthyer ne shtepi.”

“Racing Avallaneda, skuadra qe e ka shitur tek Interi veren e kaluar per nje shifer pak a shume te afert me 25 milione euro, ka bere nje oferte ne drejtim te Interit ne ditet e kaluara.”

“Por pergjigja e Interit ka qene nje “JO” e menjehershme e pa u menduar aspak.”

Racing ka ofruar qe ti paguaje totalisht rrogen lojtarin per 6 muajt e ardhshem dhe nje pagese per Interin, por drejtuesit zikalter nuk kane dashur ta rikthejne lojtarin ne Argjentine sepse jane te bindur se ai do te rritet tek Interi dhe do te kete me shume shanse per te ne te ardhmen.”

“Interi beson shume tek sulmuesi nga Bahia Blanca i cili eshte rritur me basketbollin ne zemer perpara se te behej nje futbollist.”

“Po Lautaro, cfare kerkon? Ai deshiron me shume minuta, kjo eshte e qarte dhe ndihet se mund te jete me i rendesishem per Interin.”

“Gjithesesi miqesia me Icardin po e ndihmon shume ne ditet e tij ne Itali dhe me shoket e skuadres. Kur te presin mire, gjithcka behet me e thjeshte pastaj.”

“Nderkohe disa dite me pare, babai i tij Mario kishte folur per “inat sepse deshiron te shohe Lautaron te luaje sa me shume.”

“Te gjithe shpresojne qe El Toro te beje me mire se ndeshja kunder Genoas (e dyta e luajtur per 90 minuta pas asaj me Cagliarin) ku ka pasur deshire per te bere gjithcka vete por nuk arriti te shenonte.”

“Prandaj ndeshja e sotme ndaj Frosinones eshte e rendesishme per Lautaron te rikthehet tek goli dhe te shfrytezoje momentin…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.