Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 11, 2022

Scroll to top

Top

988 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Italia e Mancinit: 4-2-3-1 dhe dy Interista ne brendesi te saj!

Gazzetta – Italia e Mancinit: 4-2-3-1 dhe dy Interista ne brendesi te saj!
Inter Club Staff

Tashme eshte zyrtare: Roberto Mancini eshte komisari teknik me i ri i Kombetares Italiane. 

Por cfare skuadre do te hedhe ne fushe Mancio?

La Gazzetta dello Sport provon te dizenjoje skuadrn e tij ne baze te nje formacioni 4-2-3-1 dhe tenton te gjeje zgjedhjet e tranjerit te kalter tashme.

Priten ndryshime te medha tek Italia pas zgjedhjes se tij.

Duhet patur kujdes, sepse futbolliste te rinj si Caldara, Rugani, Romagnoli, Bernardaschi por edhe Barella, Pellegrini dhe Chiesa do te kene me shume vend te kombetarja e madhe.

“Eshte e thjeshte qe Mancio per tre miqesoret ne tete dite te grumbulloje nje numer teper te larte lojtaresh.”

“Kjo sepse e para eshte ne daten 28 me Arabine dhe nuk eshte ne datat e Fifes dhe do te kerkohet nje leje e vecante nga klubet per te lejuar grumbullimin.”

Kete ka shkruar sot Gazzetta dello Sport sot e cila vijon me tej edhe per Buffon:

“Ai do te luaje ndeshjen e lamtumires me Italine.”

Por si do te luaje Italia e Mancinit?

Sipas Gazzetta dello Sport, keshtu:

(4-2-3-1): Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Criscito; De Rossi, Pellegrini; Chiesa, Bernardeschi, Insigne; Balotelli.

Alternativat: Perin, Sirigu, Zappacosta, De Sciglio, Caldara, Ogbonna, Romagnoli, Rugani, Emerson Palmieri, Darmian, Jorginho, Mandragora, Gagliardini, Barella, Candreva, Berardi, Cristante, Verdi, Politano, El Shaarawy, Belotti, Immobile.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.