Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

806 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja 4 arsye se pse Interi frikeson Juventusin ne Serie A

Gazzetta – Ja 4 arsye se pse Interi frikeson Juventusin ne Serie A
Ardis
  • On 01/11/2018, 19:25

A mund te behet Inter-i, anti-Juve? Kjo eshte pyetja qe shtron Gazetta dello Sport, qe provon qe te jape nje pergjigje duke u bazuar ne fakte.

Gazzetta fillon me elementin e mbrojtjes zikalter te padepertueshme: prapavija zikalter deri me tani eshte me pak e mposhtur ne Serie A, me Handanovic qe ka pesuar 6 gola.

Ne kete analize persa i perket prapavijes, nje element i rendesishem eshte Handanovic – qe per me teper eshte kritikuar shpesh – dhe te tre mbrojtesat qe alternohen ne dy pozicionet e qendermbrojtjes ne linjen me 4 mbrojtes: De Vrij, Miranda dhe Skriniar.

Per tu vleresuar eshte edhe inteligjenca e Spalletti-t per adaptimin e nivelit taktik ndaj situatave te ndryshme. P.sh., ndaj Lazio-s, me shume se nje modul 4-2-3-1, u realizua moduli 4-3-3, me Brozovic ne qender te fushes ne rolin e regjise, ne krah te Vecino-s dhe Joao Mario-s.

Dhe pikerisht qenderzimi i Brozovic rezultoi shume percaktues per manovren zikalter, efikas edhe kur skuadres i mungon Nainggolan. “Ne pjesen e pare ne Rome, u realizua nje qarkullim topi i shkelqyer, i paster dhe precize, nje nivel i larte i pasimeve te realizuara qe nuk eshte pare ndonjehere. Shume imponues, pothuajse sarriane, mbajtja e topit ne pjesen e pare: 70.1% kunder 29.9%”.

“Masive dhe e rrjedhshme, Inter-i provon te koordinoje dy ekstremet, sasi dhe teknike, edhe pse eshte e sigurte qe do te gjeje zgjidhje ne sulm: Icardi eshte rikthyer makineria e golave qe njohim, Lautaro – kopja e tij – ka treguar se eshte njohes i ketij arti”.

Ne fund eshte edhe aspekti psikologjik. Inter-i eshte gjitmone me pak e cmendur, me shume solide, intensive, efikase. Edhe ketu, puna e trajnerit toskan, po jep frytet e veta: “I ka ngulitur ne mendje, dhe eshte aplikuar ne grup”.

“Pavazhdimesia mendore, ishte problemi thelbesor – ka theksuar Gazzetta dello Sport -. Duke evituar ‘blackout-in’ e zakonshem interist, edhe pse nje rrugetim te mbrapsht, Inter-i e provoi ne fillim, me humbjet ndaj Sassuolo-s dhe Parma-s. Nese Inter-i nuk do ti humbiste ato ndeshje, do te ishte me pike te barabarta me Juventus-in…”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.