Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

789 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja 4 lojtaret e paprekshem tek Interi per Spallettin: Icardi nuk eshte njeri prej tyre!

Gazzetta – Ja 4 lojtaret e paprekshem tek Interi per Spallettin: Icardi nuk eshte njeri prej tyre!
Inter Club Staff

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtaret e praprekshem tek Interi jane kater. 

Luciano Spalletti do te duhet te beje pak turn over per te rigjeneruar lojtaret ne keto jave te ngjeshura ndermjet Champions dhe Kampionatit.

Por me sa duket, ai nuk do te heqe dore nga vetem kater lojtare qe per karakteristika dhe per menyren e interpretimit te lojes i quan te pazevendesueshem apo pse jo, edhe te paprekshem.

Ata jane: Samir Handanovic, Milan Skriniar, Marcelo Brozovic dhe Radja Nainggolan.

Ne 2016-17, me teknikun nga Certaldo tek Roma, Ninja luajti 53 ndeshje sezonale duke humbur vetem nje ndeshje ndersa ne 6 prej tyre eshte futur nga pankina.

Por kujdes: luhej ne Europa League, kundershtaret ishin te nje niveli me te ulet e ndonje zgjedhje mund te behej edhe pa u menduar.

Ne kete moment tek Interi, ai qe do e ‘pesoje’ i pari do te jete Brozovic qe nga tranjeri zikalter cilesohet i pazevendesueshem edhe per shkak te mungeses se alternativave ne mesfushe.

Pastaj Handanovic eshte i paprekshem ne porte dhe normalisht titullar i padiskutueshem.

Ne mbrojtje, nderkohe qe Miranda dhe De Vrij do te alternohen me njeri-tjetrin gjate sezonit, Milan Skriniar eshte njeriu qendror dhe qe nuk vihet ne diskutim prezenca e tij ne fushe. Pastaj mund te kete edhe nga ato ndeshje ku Interi mund te luaje me tre dhe ai mund te jete partner i Mirandes dhe i De Vrij.

E ne fund, ai qe eshte i paprekshem tjeter eshte Ivan Perisic: per shkak te aftesive te tij, por edhe per shkak te eksperiences se kroatit. Fundja ai eshte nje njeri qe ka shenuar edhe ne nje finale Boterori. Presioni i Champions nuk pritet te ndikoje aspak tek ai por per cilesite qe disponon, gjithashtu mbetet i pazevendesueshem tek Interi. Per me shume, kete sezon e ka nisur mjaft mire.

Po Icardi? Mund te jete edhe Icardi njeri prej tyre, por ne kete moment nuk eshte.

Spalletti ka alternativa ne sulm dhe Maurito ndonje ndeshje pritet ta humbase edhe per zgjedhje teknike sepse pas tij ka Lautaron.

Mauro e ka pritur shume mire Martinez ne Milano, tashme eshte koha qe edhe ti beje pak vend e ta ndihmoje te rritet.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.